Në Malmö të Suedisë u përkujtua 20 vjetori i sulmeve terroriste në SHBA

Diaspora

Në Malmö të Suedisë u përkujtua 20 vjetori i sulmeve terroriste në SHBA

Nga: Zymer Kuqaj Më: 12 shtator 2021 Në ora: 19:44
Ilustrim

Më 11 shtator në Malmö të Suedisë në organizimin e Lidhjes së shoqatave shqiptare në Suedi "Iliria" më kryetar Murat Koci u përkujtua 20 vjetori i sulmeve terroriste në SHBA.

Para një numri të konsiderueshëm të bashkëatdhetarëve në moderimin e Igballe Murati- Morinës në lokalet e Qendrës kulturore të Kosovës në Suedi u ndezën 20 qirinj për të përkujtuar afër 3000 viktimat të këtij akti terrorist kundër SHBA dhe demokracisë së saj. Në këtë rast u përkujtuan edhe 4 shqiptar viktima të këtij terrori. Pas secilit emër të lexuar nga Shuquri Sejdijaj, publiku përsëriste emrat: Viktor Saraqini, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj, dhe Simon Dedvukaj. Ishte një përkujtim i denjë që zgjoj emocione të publiku.

Prof Muhamet Shatri foli për historikun e marrëdhënieve shqiptare amerikane dhe rolin e SHBA-ve në rrjedhën e historisë tonë. Folësit Shuquri Sejdijaj, Murat Koci, Xhevat Isufi dhe Zymer Kuqaj theksuan solidaritetin e popullit shqiptar karshi popullit dhe shtetit mik amerikan.

Komuniteti shqiptar në Malmö të Suedisë e përkujtuan 20 vjetorin e sulmeve terroriste kundër SHBA, demokracisë së saj dhe në përgjithësi kundër botës demokratike. Shqiptarët më këtë përkujtim u solidarizuan më popullin amerikan në këtë datë që amerikanët e kanë shpallë si "Patriot day" ashtu siç ishin solidarizuar edhe para 20 viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat