Aksidentohet me motor, vdes menjëherë 20-vjeçari shqiptar

Diaspora

Aksidentohet me motor, vdes menjëherë 20-vjeçari shqiptar

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korisia në Greqi, ku një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti me motor. Ironia tragjike është se 20-vjeçari kishte harruar celularin dhe kokoren e tij dhe po kthehej për t’i marrë kur ndodhi aksidenti.

Sipas mediave greke, i riu humbi kontrollin dhe motoçikleta u përmbys, duke rezultuar në vdekjen e tij të menjëhershme.

Sipas artikullit të publikuar nga mediat e huaja, 20-vjeçari ka lindur në Greqi, ndërsa prindërit i ka shqiptarë. Ai i kishte pasion motoçikletat, ndërsa sipas miqve të tij i riu ishte i kujdesshëm kur qarkullonte me motoçikletën në fjalë dhe shpesh herë vendoste kokoren.

Shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit po hetohen nga Departamenti i Policisë Kea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat