Arrestohen një shtetas i Kosovës dhe një gjerman, u prezantuan si “policë”

Diaspora

Arrestohen një shtetas i Kosovës dhe një gjerman, u prezantuan si “policë”

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Një burrë nga Kosova është arrestuar në Gjermani për mashtrim.

Ai së bashku edhe me një gjerman janë të dyshuar për 12 raste të mashtrimit.

35 vjeçari nga Kosova dhe gjermani 26 vjeçar janë prezantuar si “policë të rrejshëm” duke arritur që të përvetësojnë nga të moshuarit 300 mijë euro.

Ata do të paraqiten të martën e ardhshme më 19 tetor para Gjykatës së Qarkut në Freiburg.

Sipas Baden-Online, dy të pandehurit aktualisht janë në paraburgim, derisa bëhet me dije se të njëjtit kanë mashtruar një grua në Offenburg duke i marrë mbi 170 mijë euro.

Kosovari dhe gjermani akuzohen se kanë bashkuar forcat me bashkëpunëtorë të tjerë, të panjohur më parë, dhe kjo ka ndodhur më së voni deri në tetor 2019.

Sipas gazetës ata kanë kryer mashtrime në mënyrë të organizuar, në rolin e policëve të rremë.

Sipas zyrës së prokurorit, anëtarët e bandës të paidentifikuar më parë kanë kontaktuar burra dhe gra të moshuar me telefon mes fundit të tetorit të vitit 2019 dhe marsit 2020 duke pretenduar se ishin policë.

Palët e dëmtuara janë nxitur, përveç në dy raste, të dorëzojnë shuma të konsiderueshme parash për anëtarët e bandës.

Në akuzë thuhet më tutje se 35-vjeçari ka marrë rolin e mbledhësit të parave nga personat e mashtruar ndërsa 26-vjeçari e ka transportuar atë kryesisht në vendet e krimit.

Sipas prokurorisë, një 68 vjeçar është mashtruar me 10 mijë euro ndërsa një grua një 90-vjeçare dëmtuar me mbi 170 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat