Shfrytëzonin vajzat shqiptare për prostitucion, shkatërrohet grupi kriminal në Itali

Diaspora

Shfrytëzonin vajzat shqiptare për prostitucion, shkatërrohet grupi kriminal në Itali

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

11 persona janë arrestuar pas hetimit që ka zgjatur prej një viti. Këta të arrestuar akuzohen se shfrytëzonin vajza shqiptare për prostitucion në zonën e Bolonjës në Itali.

Raportohet se grupi I goditur nga policia italiane ishte iu përbërë nga shqiptarë e italianë.  Grupi i vajzave shqiptare detyrohej të prostituonte në Via Emilia, Anzola dhe Valsamoggia.

Prostitucioni bëhej në disa apartamente që kishte grupi në fjalë në qendër të Bolonjës.

Të arrestuarit akuzohen për rrëmbim, shfrytëzim prostitucioni, dhunë seksuale, përndjekje. Tre apartamente në qendër të qytetit iu nënshtruan një konfiskimi parandalues. Ndërkohë emrat e të arrestuarve ende nuk janë bërë të ditur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat