Koronavirusi i merr jetën të riut shqiptar në Angli

Diaspora

Koronavirusi i merr jetën të riut shqiptar në Angli

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 12:51
Sidorel Myzeqari

Koronavirusi nuk po kursen as të rinjtë tashmë. Një 28-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë dy ditë më parë në Angli për shkak të koronavirusit vetëm pak pasi u dërgua në spital. I riu, i quajtur Sidorel Myzeqari, nga Mollasi i Elbasanit jetonte prej disa vitesh në Angli.

28-vjeçari kishte disa ditë me simptoma, por gjendja është rënduar papritur dhe personat që kujdeseshin për të e kanë dërguar në spital, ku edhe nuk ia doli.

Shokët dhe të afërmit kanë filluar procedurat për kthimin e trupit të tij në atdhe, por e kanë të pamundur financiarisht. Rrjedhimisht ata kanë kërkuar ndihmë nga bashkatdhetarët atje si edhe kudo në botë për të kontribuuar me qëllim sjelljen e trupit të Sidorelit pranë prindërve në Elbasan.

Anglia është duke kaluar një valë tjetër të koronavirusit me mijëra të infektuar çdo ditë duke bërë që edhe numri i të vdekurve të rritet

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat