Nën organizimin e Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni”, në bilbiotekën e qytetit Göteborg u mbajt dita e peozisë shqipe

Diaspora

Nën organizimin e Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni”, në bilbiotekën e qytetit Göteborg u mbajt dita e peozisë shqipe

Nga: Sokol Demaku Më: 24 tetor 2021 Në ora: 19:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Viti i tretë më radhë e i pari pas heqjes së masave parandaluese nga pandemia në Mbretërinë e bashkuar të Suedisë shoqata kulturore shqiptare Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” me seli në qytetin e vogël suedez Borås edhe këtë vit me mjaft sukses organizoi Ditën e poezisë Shqipe.

Morën pjesë poet dhe poete të cilët për publikune pranishëm lexuan punimet e tyre në gjuhën e embël shqipe por edhe në ate vendase suedeze që ishte mbledhur në Bilbioteken e qytetit të Göteborg.

Në udheheqjen e poetit dhe moderatorit tashmë të njohur të kësaj Qendre Rizah Sheqiri eventi filloi me poezin ”Dem eller vi” – ”Atta ose Ne” e poetit të madh suedez nga veriu i largët konkretisht nga qyteti Luleå Karl Nordström e shoqeruar me foto dhe video nga Lufta në Kosovë e poezi të cilen Karl ua kushton rrefugjatëve shqiptar
të ardhur në Suedi konrettisht ne veriun e largët të Suedise gjatë kohës së luftës.

U vazhdua me ndarjen e mirënjohjeve bashkëpunëtoreve të QKSH ”Migjeni” si Bibliotekes së qytetit Göteborg, Qendrës së të rinjëve Albkos nga Hässleholm, Vranin Gecajt regjisor dhe autor filmi i cili përcolli me kamerë manifestimin e sotëm letrar.


Poezitë e tyre i lexuan autor të njohur të poezisë shqipe në Suedi të cilët janë tregua shumë produktiv dhe janë prezent edhe në Festivale dhe manifestime letrare suedeze.

Poezitë e tyre para një publiku modest lexaun: Rizah Sheqiri, Gladila Jorbus, Adem Pllavci, Hamit Gurguri, Anxhelka Ziso, Bahtir Latifi, Ibrahim Abedini, Imri Demishai dhe Sokol Demaku.

Publiku i pranishëm i priti me duartrokitje të gjata dhe frenetike vargjet e autorëve shqiptarë si në gjuhën shqipe ashtu edhe ne ate suedeze.

Si duket kjo tradite e QKSH ”Migjeni” dhe bibliotekës së qyteti Göteborg do zgjerohet edhe në qytete tjera të vendit pasi që interesimi i publikut sidomos atij suedez dhe tjere është shumë i madh të njihen me poezinë shqipe si dhe me poetë shqiptare që jetojnë dhe krijojnë në Suedi.

Shpresojme në ketë qe degjuam dhe e thonë adhuruesit e poezise e sidoms të asaj shqipe këtu në Suedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat