“Baroni tropojan i drogës”, flet për kamerën e fshehtë nga “Daily Mail”

Diaspora

“Baroni tropojan i drogës”, flet për kamerën e fshehtë nga “Daily Mail”

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 23:55
Selamet Mehmetaj

Selamet Mehmetaj, 28-vjeçari nga Tropoja, ka rrëmbyer vëmendjen e mediave botërore gjatë kësaj jave, pas kamerës së fshehtë të publikuar nga e përditshmja "Daily Mail".

Atje ai tregonte me detaje për gazetarin investigativ, pazaret e drogës, si rrëmbeu një person dhe i preu dy gishta, dhe jetën e luksit.

"Fytyra e Djallit Shqiptar", u prononcua për herë të parë në mediat shqiptare dhe zgjodhi moderatoren Ester Bylyku, për të dhënë këtë intervistë  ekskluzive me të vërtetat e tij në  emisionin "Glamour Zone".

Ester Bylyku: Mediat të kanë quajtur "Baroni i Drogës", madje edhe mediat greke kanë shkruar për ty. Si e komenton ti këtë?

Selamet Mehmetaj: Kjo ka dalë nga kamera e fshehtë e "Daily Mail". Por të vërtetën do ta sqaroj tani. Nuk ka të bëjë me "Baron Droge". Ajo ka qenë një kamera e fshehtë, që unë e dija se po më xhironin dhe i dhashë një histori që donte ai.

Ester Bylyku: Pjesa e kamerës së fshehtë, që bëri shumë bujë, si ndodhi ajo?

Selamet Mehmetaj: Kur u takova me atë personin, ai ishte gazetar, vura re se kishte një triko me pulla , dhe e pashë që kishte kamerën e fshehur, dhe kur u ktheva nga krahu i majtë, pashë dhe një person tjetër që po më filmonte.Unë thjesht nuk ia vura re, i dhashë atë që ai donte të merrte nga unë. I thashë një super shaka të paparë, që asnjë nga ato nuk janë të vërteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat