Qëlloi ish-partnerin, artisja shqiptare “luftë” me drejtësinë greke: Duan të më bëjnë të çmendur

Diaspora

Qëlloi ish-partnerin, artisja shqiptare “luftë” me drejtësinë greke: Duan të më bëjnë të çmendur

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 23:57
Klodiana Çela

“Është e leverdishme të më quajnë me probleme mendore” pohoi 49-vjeçarja shqiptare Klodiana Çela para autoriteteve greke duke refuzuar që të bëjë ekzaminimin psikiatrik.

Ajo këmbëngul në versionin e saj se ka qëlluar me armë kundër ish-partnerit për shkak të fëmijës, që sipas saj, mjeku ja kishte marrë prej 5 vitesh.

“E vërteta është një. Unë mbrojta jetën e fëmijës tim. Ai tha se do të qëllojë vajzën time që unë të jem fajtore dhe i tha se “nëna jote të shkojë në burg”. Vajza ime vrapoi në rrugë. Është e leverdishme që të më quajnë me probleme mendore.

A e dini pse; Për të mos dëgjuar të vërtetën. Kam të gjitha të drejtat e mia ligjore dhe njerëzore. Ndërsa nëse do të më çonin në spital psikiatrik nuk do t’i kisha”, thuhet në pretendimet e reja të artistes pamore 49-vjeçare. Çela këmbëngul se ajo mori armën për të mbrojtur 13-vjeçaren e saj.

Megjithatë, vajza e saj i ka mohuar akuzat, duke thënë se nëna e saj filloi të qëllonte të atin, që ndodhet i plagosur në spital

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat