Anesteziologu shqiptar në Gjermani: 80% e pacientëve në spital nga COVID nuk janë të vaksinuar

Diaspora

Anesteziologu shqiptar në Gjermani: 80% e pacientëve në spital nga COVID nuk janë të vaksinuar

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 00:45
Kujtim Pllana

Kujtim Pllana, anesteziolog shqiptar që punon në Gjermani, foli për gjendjen pandemike në vendin perëndimor, i cili po përballet me valën e katër të koronavirusit.

“Janë 2 faktorë që kanë ndikuar në rritjen e rasteve poziteve me COVID-19: Mungesa e rritjes së numrit të të vaksinuarve, pasi që prej muajit gusht apo korrik, numri i të vaksinuarve ka mbetur në 60 përqind dhe mezi po shkon në 70 përqind, ndërsa faktori i dytë është lëvizja dhe hapja e shumë vendeve”, tha Pllana.

Pllana tregoi se shumica e pacientëve që trajtohen për koronavirus janë të pavaksinuar.

“80 përqind e pacientëve që janë të shtrirë në spital nuk janë të vaksinuar, ka edhe prej tyre që janë të vaksinuar, por që kanë më pak simptoma”.

“Gjermania ka filluar të zbatojë një rregull, deri më tani ke qenë i lirë të frekuentosh vendet nëse e ke kaluar virusin, je i vaksinuar apo nëse ke dëshminë e testit negativ, por tani, je i lirë të frekuentosh vendet vetëm nëse je i vaksinuar apo nëse e ke kaluar virusin”, u shpreh anesteziologu”.

Tutje, Pllana tha se Gjermania Perëndimore ka numër shumë më të madh të të vaksinuarve krahasuar me atë lindore.

“Kryesisht 67 deri 69 përqind janë të vaksinuar me dozën e parë të vaksinës, ndërsa 10 përqind janë të imunizuar me dozën e tretë anti-COVID”, shtoi Pllana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat