Me kokainë dhe euro në makinë, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

Diaspora

Me kokainë dhe euro në makinë, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Dy 40-vjeçarë shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Itali pasi janë kapur me 12 gramë kokainë.

Të dy ndodheshin në një makinë kur u ndaluan për një kontroll.

Brenda makinës kishin fshehur kokainën dhe 610 euro para kesh.

Gjatë kontrollit, njëri nga dy personat ka dhënë gjithashtu identitet të rremë për policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat