Edhe një Shtatore tjetër « e Shenjta Nëna Teresa » në Brooklyn - New York

Diaspora

Edhe një Shtatore tjetër « e Shenjta Nëna Teresa » në Brooklyn - New York

Nga: Beqir Sina Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 17:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shtatorja « Saint Teresa of Calcuta»   ndodhet në oborrin e kishës « Zojës së Hirit » në hyrje me kopshtin e Shenjtorve mes një gjelbërimi dhe shatarvanit, dhe dallon se është më e lart, dhe, është e vetmja në bronx.

Mbas vendosjes së Shtatores së Nëna Tereses në vitin 2015 në Oborin e Kishës Saint Anthanasius në Brooklyn New York, kjo është shtatorja e dytë e saj në Brooklyn dhe e gjashta në qytetin e New Yorkut, vendosur në oborrin e Shenjtorve të Kishave katolike.

Në oborrin Kishës Katolike « Zojës së Hirit -   of Our Lady of Grace » në Gravensend një lagje të madhe në Brooklyn, Avenue W mes statujave të larta të Shenjëtorve ndodhet edhe shtatorja e « Saint Teresa of Calcutta » e njohur nga shqiptarët « E Shenjta Nëna Tereze »

Ajo ka të skalitur një dedikim në fund të  - gishtrinjëve të këmbëve zbathur me sandalet e saja - në basamentin e  mermerit në një pllak bronxi :

« We shall never know all the good that a simple smile can do - Ne kurrë nuk do të dimë të gjitha të mirat që mund të bëjë një buzëqeshje e thjeshtë. »

Saint Teresa of Calcutta

Shtatorja Sanit Teresa of Calcutta është një vepër arti publike,  Përafërsisht 2 metra lartë, e bërë nga bronzi i derdhur në fonderi (kombinimi i pluhurit të bronzit dhe rrëshirës).

Ajo ndodhet në anën perëndimore të kapelës së Our Lady of Grece në anën tjetër të kampusit të Akademisë në pjesën e poshtme të qytetit Brooklyn, New York.

Skulptura paraqet Nënë Terezën e veshur me një sari dhe një foshnjë në krahë, ashtu si vishej Nëna Terese - Nëna e mbarë njerëzimit.

Skulptura të përkujton vizitën e Nënë Terezës në Marquette në vitin 1981, kur asaj iu dha çmimi Pere Marquette Discovery Award. Skulptura iu kushtua më 6 tetor 2009 si pjesë e një kremtimi njëjavor të "Centennial of Women at Marquette i Paqes Shën Tereza Graces »

Shën Tereza, e cila fitoi Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1979, është ndoshta shqiptaria më e famshëme në botë dhe ky rast - është edhe një tjeter në Brooklyn ku jeton edhe një ndër komunitetet më të mëdha të shqiptarve në New York - që po nxjerr në pah komunitetin shqiptar të Nju Jorkut , me integritet dhe forcë të plotë.

E lindur Anjeze Gonxhe Bojaxhiu në Shkup (atëherë pjesë e Kosovës, Vilajeti), ajo themeloi Misionarët e Bamirësisë, e cila u kërkonte adhuruesve të ofronin "shërbim falas me gjithë zemër për më të varfërit e të varfërve". Jeta e saj iu kushtua ndihmës së njerëzve të vuajtur, të varfër anembanë globit.

Më 4 shtator 2016, Nënë Tereza u shpall Tereza e Shenjtë e Kalkutës nga Papa Françesku.

Para më shumë se dhjetëra mijëra pelegrinëve në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, kardinali Angjelo Amato – Prefekti i Kongregatës për shpalljen e shenjtorëve, lexoi një biografi të shkurtër të veprave të Nënë Terezës, dhe pastaj kërkoi nga Papa për ta kanonizuar në emër të Kishës.

Papa Françesku u përgjigj: ,,Le të sjellim buzëqeshjen e saj në zemrat tona dhe t’ua japim atyre që i takojmë gjatë udhëtimit tonë, veçanërisht atyre që vuajnë. Shpallim Terezën e Bekuar të Kalkutës të jetë e shenjtë dhe e regjistrojmë në mesin e shenjtorëve, dhe ajo si e tillë duhet të respektohet nga e gjithë Kisha.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat