Zvicra drejt gjendjes alarmante: 17 të vdekur dhe mbi 8.500 raste të reja me CoVID-19

Diaspora

Zvicra drejt gjendjes alarmante: 17 të vdekur dhe mbi 8.500 raste të reja me CoVID-19

Nga: M.L. Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Zyra Federale e Shëndetit Publik jep informacione të përditshme për zhvillimin e epidemisë së koronës në Zvicër, shkruan Blick.ch transmeton “Bota sot”.

E mërkurë, 24 nëntor: BAG raporton 8,585 raste të reja me korona

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 8 mijë e 585 raste të reja me të infektuar nga CoVID-19 Këto raste janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.

Numri i testeve të kryera është 56160. BAG raporton gjithashtu për 17 të vdekur nga CoVID-19. Sipas raportit 103 persona të tjerë u shtruan në spital.

Të martën sipas BAG u shënuan 6354 raste të reja me korona, ndërsa të hënën shifra e tyre arriti në 14 mijë e 590 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat