Kishte fshehur kokainë në vezë ‘Kinder’, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Diaspora

Kishte fshehur kokainë në vezë ‘Kinder’, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me një sasi kokaine që e kishte fshehur në një vezë ‘Kinder’. 

Mediat italiane bënë me dije se 29-vjeçari u arrestua në Perugia.

Pasi u ndalua nga policia, i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, tentoi që ta hidhte drogën. 

Gjatë kontrollit, policia i gjeti atij 20 gramë kokainë dhe 1240 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat