“Shqiptari më i urryer në botë”, të burgosurit tregojnë se si do ta trajtojnë në burg

Diaspora

“Shqiptari më i urryer në botë”, të burgosurit tregojnë se si do ta trajtojnë në burg

Më: 15 janar 2022 Në ora: 12:46
Martin Shkreli

Martin Shkreli, është dënuar me burg shtatë vjet. Ish-drejtori i një kompanie farmaceutike është gjykuar në Brooklyn, New York, ndërkaq gjatë seancës përfundimtare ka qarë dhe është lutur për mëshirë.

Dënimi maksimal të cilin ai rrezikonte ishte 20 vjet, dhe ndonëse prokurorët dëshironin ta shihnin brenda qelive për 15 vjet, gjykata e dënoi atë shtatë vjet.

Ndërkohë, mediat e huaja, kanë shkruar edhe rreth asaj se çfarë parashikojnë të burgosurit për Martin Shkrelin, përkatësisht rreth asaj se me çfarë do të ballafaqohet ai.

Robert Rosso, i cili po vuan një dënim të përjetshëm për drogë, thotë se njohuria dhe pasuria e Martin Shkrelit e bëjnë atë një objektiv kryesor për “grabitje”.

“Duke pasur parasysh mungesën e eksperiencës së Shkrelit si një i burgosur, fakti që është figurë publike dhe se ka shumë para, ai do të bëjë një objektiv i mirë”.

Një mendim tjetër e ka dhënë edhe Walter “King Tut” Xhonson, një njujorkez i cili po bën jetë në një burg të qendrës së sigurisë së mesme.

Ai ndër tjerash ka thënë se Shkreli do të urrejë të jetë i mbyllur dhe ndoshta do të protestojë.

Shkreli, 34 vjeçar, është akuzuar për mashtrime gjatë vitit të kaluar.

Shkreli më së miri njihet për rritjen e çmimit të një ilaçi kundër HIV-it për 5,000%, por dënimi i tij nuk lidhet me këtë veprim.

Në vitin 2015, Shkreli ishte arrestuar pasi e kishte përdorur një skemë mashtruese Ponzi për t’i mashtruar investitorët në kompaninë e tij farmaceutike.

Ai thoshte se pasi që të gjithë investitorët i kanë marrë paratë e tyre, nuk duhet të dënohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat