Ndjekje me makina dhe thes në shpinë, shqiptarët çajnë postbllokun e Karabinierëve në Itali

Diaspora

Ndjekje me makina dhe thes në shpinë, shqiptarët çajnë postbllokun e Karabinierëve në Itali

Më: 22 janar 2022 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Karabinierët e Riminit kanë arrestuar dy shqiptarë, të moshës 35 dhe 27 vjeç pasditen e djeshme. Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarje ndodhi gjatë pasdites ku Karabinierët kishin ngritur një postbllok në rrugën Rimini-Venecia me qëllim kontrollimin e makinave të dyshuara.

Mes të tjerave, Karabinierët i kërkuan të ndalojë edhe makinës ku udhëtonin dy shqiptarët, por shoferi i ka dhënë gaz duke çarë postbllokun. Policia i është vënë menjëherë pas.

Pasi panë që po ndiqeshin, dy shqiptarët kanë braktisur makinën duke tentuar të largoheshin me vrap, bashkë me nje thes në shpinë, ku pas kontrollit u gjet një sasi kanabisi si edhe para.

Mediat italiane bëjnë me dije se gjaë arratisjes, shqiptarët kanë përplasur edhe makina të tjera me qëllim fitimin e kohës dhe shpërnqëndrimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat