Kush është shqiptari Dejvi ‘Tony’ G./Njihuni me “kokën” e rrjetit të madh të kokainës në Holandë, Belgjikë dhe Spanjë

Diaspora

Kush është shqiptari Dejvi ‘Tony’ G./Njihuni me “kokën” e rrjetit të madh të kokainës në Holandë, Belgjikë dhe Spanjë

Më: 25 janar 2022 Në ora: 00:12
Foto ilustrim

Një 38 vjeçar shqiptar, i cili dyshohet si ‘koka’ i një rrjeti të madh kanabisi dhe kokainës. Sipas drejtësisë holandeze shqiptari kishte në dispozicion të paktën 25 pako me kokainë gati për t’i trafikuar. Shqiptari i quajtur ‘Tony’ G., i kishte ikur drejtësisë përpara se të kapej nga policia.Dy vitet e fundit policia holandeze bastisi disa ndërtesa radhazi në Belgjikë, Holandë dhe Spanjë në kuadër të një hetimi ndërkombëtar ndaj një grupi që dyshohet se tregtonte kanabis dhe kokainë.

Sipas drejtësisë, Toni ishte ‘koka’ e këtij grupi dhe drejtonte tregtinë e kanabisit përmes kompanisë së tij të makinave Beekse, Alba Car.

“Ky i dyshuar dhe të pandehurit e tjerë janë përgjuar për muaj të tërë dhe akuzohen për disa vepra penale”, theksoi prokurori holandez ditën e sotme.

Megjithatë, Toni nuk u arrestua në vitin 2020, pasi një agjent i Limburgut dyshohet se i ka dhënë informacione për bastisjet e policisë ndaj organizatës kriminale, shkruajnë mediat holandeze.

Shqiptari Toni mundi të ikte në Shqipëri përpara se të binte në duart e policisë.  Ai doli në gjykatë për herë të parë ditën e sotme dhe rezultoi se përveç dyshimeve për kanabis, organet e drejtësisë e kishin vënë në shënjestër edhe për trafik kokaine. Sipas drejtësisë holandeze ai kishte nën posedim 25 blloqe të kokainës- një bllok zakonisht peshon një kilogram – dhe ishte i përgatitur t’i tregtonte ato. Sipas organeve të drejtësisë, provat për çështjen e kokainës gjenden kryesisht në bisedat mes Tonit dhe palëve të treta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat