Goditet banda/ Vihen në pranga 10 shqiptarë, ja sistemi i sofistikuar me të cilin kishin ngritur ‘shtëpitë’ e barit në Spanjë

Diaspora

Goditet banda/ Vihen në pranga 10 shqiptarë, ja sistemi i sofistikuar me të cilin kishin ngritur ‘shtëpitë’ e barit në Spanjë

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 19:59
Foto ilustrim

Një organizatë shqiptare e trafikut të drogës është goditur nga policia spanjolle. Në pranga kanë rënë 10 shqiptarë të moshës 19 deri në 32 vjeç, të cilët drejtonin fermat me kanabis në Elche të Spanjës.

Grupi ishte i organizuar në mënyrë perfekte aq sa kishte arritur të ngrite magazina të tërë për kultivimin e lëndëve narkotike në provincën e Alikantes.

Madje ata kishin përdorur pajisje të sofistikuar dhe aparatura të teknologjisë së fundit për të ngritur fermat e kanabisit dhe që favorizonte rritjen e tyre, shkruajnë mediat spanjolle.

Policia sekuestroi  më shumë se 2000 rrënjë kanabis. Ndërkaq, të arrestuarit janë vënë para drejtësisë dhe tre prej tyre dërguar në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat