Vrau shqiptarin në sy të gruas dhe djalit/ Dënohet me burg ish-kikboksieri suedez, ja si ra në ‘kurthin’ e policisë angleze

Diaspora

Vrau shqiptarin në sy të gruas dhe djalit/ Dënohet me burg ish-kikboksieri suedez, ja si ra në ‘kurthin’ e policisë angleze

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Ish-kikboksieri suedez, Anis Hemissi është dënuar sot nga gjykata angleze për vrasjen e 36 vjeçarit shqiptar Flamur Beqiri pas prishjes së pazareve të drogës. Beqiri u ekzekutua në sy të gruas dhe djalit teksa ishte duke hyrë në shtëpinë e tij në Londër. 36 vjeçari shqiptar ishte duke u kthyer për në shtëpi teksa më parë kishte darkuar me gruan kur hasi përballë shtëpisë së tij suedezin me orgjinë tuniziane, Anis Hemissin.

24 vjeçari e qëlloi Flamur Beqirin me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend. Përpara të se vriste shqiptarin, suedezi së bashku me bashkëpunëtoret e tij kishte studiuar të gjitha lëvizjet e 36 vjeçarit.

Hemissi kishte fluturuar nga Suedia drejt Britanisë së Madhe pikërisht me porosinë për ekzekutuar shqiptarin dhe për ta arritur këtë ai u maskua me uniformën e punës si pastrues mbeturinash.

Atij iu desh të priste 4 orë Flamur Beqirin, derisa të hasej me të për ta ekzekutuar me tetë plumba.

Autori i krimit përdori një xhaketë,  pantallona të forta, syze dielli dhe një maskë lateks për të mbuluar fytyrën.

Për t’u larguar ai përdori një biçikletë për femra, gjë që e bëri të bjerë në ‘kurthin’ e policisë. Mediat britanike kanë publikuar edhe momentin e arratisjes me biçikletë të Anis Hemissit pasi vrau shqiptarin Flamur Beqiri.

Ky i fundit e kishte braktisur botën e krimit dhe trafikut të drogës dhe ishte martuar, duke shijuar jetën e tij falë ‘punës’ së mëparshme, e duke udhëtuar sa në Como të Italisë, apo në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.  

36 vjeçari shqiptar me nënshtetësi të Kosovës dhe suedeze deklaronte tek të tjerët se kishte në hyrë në biznesin e muzikës, por në të vërtetë ai ishte i përfshirë që prej vitit 2007 në tregtinë ndërkombëtare të drogës nga Spanja, përmes Holandës e deri në Skandinavi, ndërsa ishte arrestuar disa herë në Evropë.

Jeta që kishte bërë më parë, e shqetësonte atë vazhdimisht dhe frikësohej për sigurinë e tij deri kur në 24 dhjetorin e vitit 2019, ai u shemb përtokë nga plumbat e suedezit në sy të gruas dhe djalit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat