Si e ekzekutoi i riu shqiptar kurdin për pazaret e drogës/ Krimin e zbuloi papagalli i komshiut

Diaspora

Si e ekzekutoi i riu shqiptar kurdin për pazaret e drogës/ Krimin e zbuloi papagalli i komshiut

Më: 30 mars 2022 Në ora: 17:14
Hamawand Ali Hussain, Eugert Merizaj

Prishja e pazareve të drogës shtyu shqiptarin Eugert Merizaj që të vriste 30-vjeçarin Hamawand Ali Hussain më 14 shtator të 3 viteve më parë.

Në seancën gjyqësore u mësua se një papagall u trondit dhe fluturoi nga kafazi i tij pasi Hussain u qëllua për vdekje me një armë gjahu në një shtëpi në një rrugë Hartlepool.

Ishte fqinji, njëkohësisht pronari i papagallit, David Walker, i cili i tha policisë se ai nuk dëgjoi asgjë për shkak të problemeve me dëgjimin, por papagalli i tij papritur fluturoi nga kafazi i tij. 

Walker pa nga dritarja e tij tre burra duke vrapuar pastaj një burrë tjetër me Toyota Hilux të bardhë të parkuar jashtë, pastaj një i pestë që doli nga shtëpia dhe mbylli derën.

Ali Hussain, u qëllua në kokë nga një distancë e afërt në Hartlepool nga shqiptari Eugert Merizaj por ky i fundit e mohon vrasjen. Merizaj u arratis pas vrasjes por u arrestua në Belgjikë në shtator të vitit të kaluar dhe u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar për t'u përballur me gjyqin.

Tre nga bashkëpunëtorët e dyshuar të Merizajt – Noza Saffari, Dorian Pirija dhe Qazim Marku u shpallën fajtorë për vrasjen e zotit Hussain, por u liruan pas një gjyqi në janar të vitit të kaluar. Njeriu i katërt që u gjykua për vrasjen, Anxelo Xhaferi, 25 vjeç nga Acton Street në Middlesbrough, u lirua nga të gjitha akuzat. Tre anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës shqiptare të drogës – Sajmir Dodoveci dhe Armando Marku dhe Daniel Kadiu dhe të gjithë janë në arrati. Ndaj tyre është lëshuar urdhër arresti me dyshimin për vrasje.

Prokuroria pretendon se Kadiu dhe Merizaj drejtuan bandën shqiptare të drogës që ra në mosmarrëveshje me Hussain. 

Gjithashtu raportohet se edhe pse Merizaj ishte i përfshirë ngushtë në planifikimin dhe ekzekutimin e vrasjes së Hussain, arma e cila u përdor për të vrarë Hussain i cili jetonte me gruan e tij dhe dy fëmijët në Billingham nuk është gjetur kurrë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat