Katër vite pa Agim Karagjozi – Kryetarin legjendar pasardhësin e korifejve të Vatrës

Diaspora

Katër vite pa Agim Karagjozi – Kryetarin legjendar pasardhësin e korifejve të Vatrës

Nga: Beqir Sina Më: 1 prill 2022 Në ora: 06:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

NEW YORK CITY : Te merkuren me 4 Prill 2018 iu dha Lamtumira e Fundit Kryetarit historik te Vatres, ing. Agim Karagjozi, i cili e drejtoi Vatren per 2 dekada, nderkohe qe ishte pjese e saj per 60 vjet në mërgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ceremonia e organizuar në Shtepine Mortore ishte nje percjellje për në amshim me nderime dhe respektin që i dhanë Kryetarit legjendar të Vatrës, anëtar të familjes, vatranët , bashkëluftëtarët e çështjes kombëtare, veprimtar të dalluar të komunitetit përfaqësuesit diplomatik të të dy vendere tona, Shqipërisë e Kosovës.

Fjalen e Lamtumires ne emer te familjes e mbajti djali, Zyhdi Karagjozi,i cili drejtoi edhe ceremonine mortore.

Nderuan me pjesmarrjen e tyre pervec vatraneve edhe Konsullja e Pergjithshme e Republikes se Kosoves,zonja Teuta Sahatcia, qe e cilesoi z. Karagjozin nje mik i madh i Kosoves dhe i Dr. Rugoves, Keshilltari i Misionit Shqiptar ne Nju Jork,Armando Shandro, i cili pershendeti ne emer te Ambasadores Besiana Kadare, – bashkqytetare e “Qytetarit te Nderit” te Gjirokastres Agim Karagjozi. 

Fjalen ne emer te Federates Panshqiptare te Amerikes Vatra e mbajti Kryetari Dritan Mishto. 

Zv. Kryetari Agim Rexhaj, bashkepunetor i hershem i z. Karagjozi, tregoi se si u njoh dhe cfare mesoi nga “mesuesi” i tij kryevatran, ish Kryetari i Vatres dr. Gjon Bucaj, permes një eulogy-se ne gjuhen angleze, shprehu dhimbjen dhe vleresoi lart kontributin e z. Karagjozi ne Vater

 Editori i Diellit tregoi per bashkepunimin me z. Karagjozi per ringritjen e gazetes Dielli dhe solli nje poezi te ndjere qe ish Kryetari i vatres pati shkruar per Shpetimin e Vatres me 1986. Ndersa, dy nipat e z. Karagjozi, Matthew dhe Evan, percollen ndjenjat e tyre per gjyshin e dashur. Agim Alicka, veprimtar I dalluar I komunitetit dhe mik i Karagjozit,  ngushelloi ne emer te Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe presidentit te saj Joe DioGuardi.

 Kurse, ne emer te komunitetit dibran ngushelloi Lavdrim Cami, i cili vleresoi kontributin e z. Karagjozi ne diasporen shqiptare te Amerikes. 

Gazetari dhe studiuesi Idriz Lamaj ne fjalen e tij ngushelluse drejtuar familjes Karagjozi dhe vatarneve shprehu konsiderata te larta per shpirtin atdhetar, per kontributin Kombetar te ish Kryetarit të Vatres Agim Karagjozi 

Ne ceremoni u lexuan edhe mesazhet e ngushellimit qe mori Familja Karagjozi dhe Federata Vatra: Mesazhin e Presidentit te Shqiperise z. Ilir Meta,te Pendershmit Arthur Liolin, te Ish Presidentit te Shqiperise, Dr. Sali Berisha, te Kryetarit te Opozites z. Lulzim Basha,te Familjes te ish Presidentit Historik te Kosoves Dr. Rugova, te deputetes Monika Kryemadhi, te Profesor Sami Repishti, te Ambasadorit Mal Berisha, te biznesmenit dhe veprimtarit Xhim Xhema, te ish drejtorit te Zerit te Amerikes per Euro-Azine z. Frank Shkreli, dhe dhjetera mesazhe te tjera.

Lutjen Fetare e kreu father Parson i Kishes Orthodokse shqiptare ne Queens, NY i cili lexoi edhe Mesazhin e derguar nga Kancelari i Kryekishes se Shen Gjergjit ne Boston I perndershimi Arthur Liolin.

Pas ceremonsie u be varrimi Z. Marjan Cubi solli mesazhin e dom. Pjeter Popaj, Famullitar i kishes Zoja e Shkodres, ku vleresohej kontributi i z. Karagjozi ne Vater dhe ne komunitetin shqiptar dhe ngushellohej Familja dhe Vatra.

Agim Karagjozi dhe Karagjozatët, historia e familjes 3 shekullore, Gjirokastrite

Simbas numërit më të fundit gazetës 100 vjeçare Dielli , organit të shoqatës VATRA, në Amerikë, thuhet se Qyteti i lindjes së tij, e ka shpallë z. Agim Karagjozi ”Qytetar Nderi të Gjirokastrës”. Ky është një vlerësim i merituar për z. Agim Karagjozi, i cili e ka nderuar qytetin me përkushtimin e tij atdhetar. President Nderi i Vatrës, për dy dekada kryetar i Vatrës, dhe për 55 vjet vatran, ai të gjithë jetën ia ka kushtuar çështjes Kombëtare.

Z. Karagjozi i tha gazetës “Dielli” se ky është nderi më i madh që i është bërë në jetën e tij, është një vlerësim që e ka gëzuar shumë. Ai ka marrë tituj e mirënjohje të shumta nga organizata dhe individë; nga shteti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, përfshirë dhe dekorimin me “Urdhërin e Artë të Shqiponjës” nga Presidenca e Shqipërisë apo nderimi nga Bashkia e New Yorkut, por ky nderim nga Gjirokastra e ka emocionuar shumë. I ndjehem mirënjohës Gjirokastrës, tha ai.

Gjirokastra ka nderuar me këtë titull personalitete të larta të kulturës si: Shkrimtaren antikomuniste Musine Kokalari, Gjuhëtarin Eqrem Çabej, shkrimtarin Ismail Kadare,ish kryeministrin e Italisë Romano Prodi, presidentin grek Karolos Papulias, pedagogun Muzafer Xhaxhiu, gazetarin Agron Çobani, akademikun Rexhep Qosja, ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj e të tjerë.

Kryetari i “Vatrës”, z. Agim Karagjozi jep dorëheqjen për arsye shëndetsore

Në një mbledhje e Këshillit të Federatës Panshqiptare “Vatra”, që u mbajt në Shtëpinë e Vatrës në Bronx- NY,  më datën 18 mars 2010, u deklarua se kryetari i saj Agim Karagjozi dha dorëheqjen, për motive të forta shëndetësore.

Ky vendim u morë në pëlqim të plotë në një mbledhje ku Këshilli i FPSHV, kishte si qëllim që të diskutonte intensifikimin e përpjekjeve për gjallërimin e aktivitetit të Federatës më të vjetër të shqiptarëve, përpara zhvillimit të Kuvendit të ardhshëm. 

Kuvend ky që pritet të mbahet nesër 27 prill 2013, në Yonkers New York, 20 vjetë mbasi inxhinier Agim Karagjozi u zgjodhë kryetar, detyrë të cilën e kreu me një vullnet dhe përkushtim të pashoqë.

Duke hapur mbledhjen e fundit i ulur në karriken e kryetarit, zoti Karagjozi gjeti rastin të falenderoi pjesmarrësit për punën që kanë bërë me përkushtim e sakrifica dhe për mbështetjen që i kishin dhënë në këto 18 vite që ai udhëhoqi Vatrën. 

 Ai vazhdoi duke thënë se "në rrethanat e reja, ku kërkohet një ritëm i ri pune për ta gjallëruar Federatën Panshqiptare “Vatra”, për të shtuar anëtarë të rinj dhe për të ngritur degë nëpër shtete të Amerikës e Kanada, arsyet shëndetësore më detyrojnë që të japë dorëheqjen si kryetar i Vatrës". 

  Ishte ai që propozoi që në vend të tij, deri në Kuvendin e ardhshëm të Vatrës,pra Kuvendin e New Yorkut, që mbahet nesër e shtunë 27 Prill 2013, ish- nënkryetari doktor Gjon Buçaj, të votëbesohej si kryetar i përkohshëm. 

  Anëtarët e Këshillit vlerësuan kontributin e jashtzakonshëm të kryetarit Agim Karagjozi në drejtimin e Vatrës, bashkëpunimin dhe mirëkuptimin me Këshillin dhe pranuan dorëheqjen e tij, duke i kërkuar që të ishte aktiv, sa të jetë mundur, edhe këtej e tutje.

 Duke vlerësuar përkushtimin e z. Karagjozi në krye të Vatrës, Këshilli vendosi, që ai të shpallet kryetar nderi i përjetshëm i Vatrës, titull, që deri tani i është dhënë vetëm të ndjerit Anthony Athanas.

  Me këtë rast Këshilli vlerësoi kontributin e dr. Gjon Buçaj, i cili realisht ka qenë një ndihmës i afërt i kryetarit Karagjozi, ka kryer disa nga detyrat e kryetarit dhe është treguar i palodhur. Këshilli votoi unanimisht dr. Gjon Buçajn si kryetar të përkohshëm të Vatrës.

Edhe kryetari i përkohshëm, z. Gjon Bucaj, i cili është kryetari i parë në historinë e Vatrës, i besimit katolik, vuri në dukje "vlerën e lartë të urtësisë dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të zotit Agim Karagjozi në udhëheqjen e Vatrës", dhe falënderoi atë dhe Këshillin për besimin që i dhanë, duke e ngarkuar me drejtimin e Vatrës deri në Kuvendin e ardhshëm. "I vetëdijshëm për përgjegjësinë e rëndë të kësaj detyre" shtoi ai, " e pranoj duke u mbështetur në besimin se zoti Karagjozi do të qëndrojë afër, sidomos me këshillime, dhe në premtimin e të gjithë Këshillit, për përkrahje dhe ndihmë të pakursyer".

Karagjozatët, historia e familjes 3 shekullore, Gjirokastrite

Nga materiali historik të familjes Karagjozi nga Gjirokastra , ku pinjolli i kësaj familje, Kryetari i përjetshëm e Shoqatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, zoti Agim Karagjozi, u largua qysh fëmijë së bashku me prindërit e tij për në Turqi në fillim dhe më pasë në SHBA, 70 vjetë më parë faqia e internetit Wikipedia, fletë gjerësishtë dhe i jep një rëndësi të veçantë nëpërmjet informacionit kësaj familje fisnike dhe patriote shqiptare e dalluar për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë.

Në materialin historik Wikipedia, shkruan se  Gjirokastra shquhet për morinë e familjeve të mëdha që kanë dhënë kontribut të çmuar në historinë e kombit shqiptar. Karagjozi është emri i njërit prej fiseve më të dëgjuar e të famshëm në Gjirokastër. Dokumentet më të vjetra që dëshmojnë prejardhjen dhe rrënjët e këtij fisi, janë gjetur në një libër të vjetër të mitropolisë së Gjirokastrës. Ndërsa fjala Karagjozi e ka prejardhjen nga gjuha turke e në shqip do të thotë "sy zi". Në arkivat e mitropolisë thuhej se "Jani Karagjozi me banim në lagjen "Dunavat" ishte epitrop i manastirit 'Ajio Maria'", sipas dokumenteve, shtëpia e fisit Karagjozi ka qenë ndër të parat që u ndërtua jashtë mureve të kalasë së qytetit. Themelet e shtëpisë janë hedhur mbi 250 vjet më parë në tokën që i përkiste manastirit "Ajio Maria".

Ajo që të bën përshtypje janë lidhjet mes fiseve më të dëgjuara të qytetit të gurtë. Karagjozatët lidhen me shumë fise të dëgjuara të qytetit të Gjirokastrës si: Kokalarët, Hoxhatët, Çabejtë, Topullarët, Hasanajt, Hadërajt, Xhaxhiajt, Selfot, Çoçolajt, e shumë e shumë të tjerë. Dihet që gjirokastritët kanë qenë gjithnjë të lidhur me njëri-tjetrin dhe krushqitë i bënin brenda për brenda qytetit. Po ashtu, ata lidhen me krushqi me Xhaxhiajt, Selfot. Shtëpia e Karagjozatëve ka qenë në Dunavatin e Parë, fqinjë kanë pasur fisin Topulli, për të cilin thonë se janë ndarë nga një zjarr. E tregojnë edhe si histori se dy vëllezër të Çerçizit, i kanë kapur dhe torturuar grekët, por, megjithatë, ata nuk u thyen, u rezistuan edhe këta të fundit u thanë stoikë, Topullos. Që atëherë, mbiemri i tyre u shndërrua për nder të kësaj qëndrese nga Karagjozi në Topulli. Kështu vazhdojnë lidhjet e kësaj familjeje shumë të dëgjuar me Kokalarët, që banonin në krah të shtëpisë së Enver Hoxhës.

Banesa e parë e Karagjozatëve, Shtëpia e parë e tyre ka qenë në krah të majtë të portës së kalasë në hyrje të saj. Me kalimin e kohës, kompleksi i shtëpive u shtri në një zonë më të gjerë po duke mbetur përfund lagjes Dunavat. Emrin Karagjozi, gjirokastritët autoktonë e lidhin me shumë, ngjarje, histori e emra të njohur. Ndër faktet më interesante është rrënja e përbashkët që kanë me fisin Topulli në Gjirokastër. Kjo histori ka kaluar gojë më gojë në qytet dhe ka rezultuar se nuk është thjesht një thashethem, por e vërtetë. Ndarja në dy mbiemra të ndryshëm lidhet me një ngjarje të hershme. Në dokumentet arkivore thuhet se "kur u ngritën themelet e shtëpisë së Karagjozit, vëllezërit Sali dhe Mehmet Karagjozi i parë jetonin bashkë. Më vonë Mehmeti mori mbiemrin Topulli, sepse shkrehu për herë të parë topat e kalasë në Gjirokastër. Fjala Topulli në turqisht do të thotë "djalë i topave". Më tej, në dokumente thuhet se "qysh nga ajo kohë Mehmet Karagjozit i mbeti mbiemri Topulli dhe gjithë brezave të trashë-gimtarëve që erdhën më vonë". Heronjtë e njohur, Bajo e Çerçiz Topulli, vijnë kështu nga e njëjta rrënjë bashkë me fisin Karagjozi.

Jo vetëm luftëtarë, por edhe të kamur

Njerëzit e fisit Karagjozi kanë qenë ndër më të pasurit në qytetin e Gjirokastrës. Këtë fakt e tregonte mënyra e ndërtimit të shtëpive të tyre. Në lagjen "Dunavat" përgjithësisht jetonin njerëz më ekonomi të pakët, që merreshin me blegtori ose punë të rëndomta. Mes tyre binin në sy Karagjozatët që merreshin edhe ata me blegtori, por kishin mundur të vinin pasuri. Shumë fakte e dëshmi, historike që flasin për emrat e njohur të këtij fisi, gjatë periudhës para pushtimit turk janë zhdukur. Ndër njerëzit më të njohur ka qenë Bahri Karagjozi. Ka qenë një nga njerëzit më të formuar, me intelekt e patriot. Kishte mbaruar studimet e larta në Stamboll të Turqisë dhe ka qenë një nga iniciatorët e ngritjes së flamurit më 4 nëntor të vitit 1912 në Gjirokastër.

Ndërsa, Sheraf Karagjozi ka qenë një ndër burrat më të pasur e të mençur në Gjirokastër. Ai ishte i vetmi në Shqipëri që në kohën e regjimit të Zogut mundi të bënte tregti mallrash me Amerikën. Ai eksportonte djathë në SHBA me firmën e tij "Delja". Ai zotëronte kullotat më të pasura të rrethit të Gjirokastrës, të Çajupit, Lilqëthit, etj. Pas 50 vjetësh përfaqësues të firmës amerikane, me të cilat ai bashkëpunoi, erdhën në Gjirokastër dhe falënderuan të birin Feridin, për ndershmërinë, cilësinë dhe korrektesën që ky njeri kishte treguar në marrëdhënie më ta. Pasardhësit e tij tregojnë se pasuria i shtohej vazhdimisht edhe për shkak të shpirtit të madh që kishte. Ai punonte me moton "të punojmë bashkë e të fitojmë bashkë", duke ndarë një pjesë të mirë të fitimeve me çobanët e njerëzit që përpunonin qumështin.

Tiparet e Karagjozatëve

Një tjetër figurë patriotike ka qenë Parashqevi Karagjozi. Në dokumentin që ndodhet në muzeun e Gjirokastrës del se "Parashqevi Karagjozi ka ndihmuar më parë për arsimin në Gjirokastër, për rrogën e mësuesve dhe nevojave të tjera të shkollës në vitin 1783". Veç emrave të përmendur për kontribut në fushën e arsimit, patriotizimit, politikës ky fis përmendet edhe për jetëgjatësinë. Kuriozitet është fakti që njëri prej trashëgimtarëve të këtij fisi, Sali Karagjozi, ka jetuar 120 vjet. Edhe fizionomia e jashtme e njerëzve të këtij fisi ka qenë e veçantë. Ata kanë qenë njerëz me paraqitje, të bëshëm, të fortë e veç kësaj spikasin tipare të tjera si: bujaria, krenaria, e kokëfortësia. Nga brezi në brez, cilësitë më të mira u trashëguan tek pasardhësit e tyre.

Veprimtaria e Siri Karagjozit

Siri Karagjozi ka mbetur ende në kujtesën e gjirokastritëve si njeri korrekt, i ndershëm, i palodhur. Një pjesë e madhe e dokumenteve të cilave iu jemi referuar në shkrim janë mbledhur pikërisht nga Siriu. Ai kishte krijuar arkivin e vet që me mirësjellje na e ofroi mbesa e tij, Elvira Shapllo (Karagjozi). Siriu mbaroi studimet në Turqi për drejtësi. Në vitet 1912-1913 bëhet pjesë e rretheve të patriotikëve të shqiptarëve në këtë vend. ishte njeri i gjezdisur (i dalë) thonë gjirokastritët. Kishte shkuar në SHBA nga viti 1915 deri në vitin 1920 bashke me vellane e tij Njaziun. Aty u bë anëtar i shoqërisë "Vatra". Kishte kontakte me Fan Nolin me të cilin shkëmbenin mendime mbi fatin e Shqipërisë kundrejt pretendimeve të fuqive të huaja. Mori pjesë aktive në lëvizjet përparimtare. Në kujtimet e tij ai përshkruan takimet me Avni Rustemin, si e përjetuan aktin e tij, ndryshimet e bindjeve me Mufit Bej Libohovën, takimet me Rexhep Pash Matin e mjaft personalitete të tjera të kohës. Gjatë kohës së luftës se dyte boterore, vëllai i tij Njazi Karagjozi trim dhe patriot i vertet vritet nga forcat reaksionare te asaj kohe dhe shpallet dëshmor i atdheut,sot eshtrat e tij ndodhen ne varezat e deshmorve ne Gjirokaster. Ndërsa Siriu në vitin 1945 hap vullnetarisht kursin e parë të analfabetizmit, kurs që funksionoi për 3 vjet rresht. Në të mësuan rreth 400 analfabetë. Këshilli bashkiak i Gjirokastrës vitin e kaluar ka vendosur që një nga lagjet e qytetit të Gjirokastrës ta pagëzojë me këtë emër.

Karagjozatët sot

Nga fisi Karagjozi sot në Gjirokastër kanë mbetur shumë pak pasardhës. Ata kanë mundur të sistemohen dhe të rregullohen në qytete e shtete të ndryshme, duke nxjerrë në pah gjenin e trashëguar. Pas vitit 1990 Karagjozëve iu kthye një pjesë e mirë e pronave, por trashë-gimtarët pohojnë se ka shumë pronat të tjera që nuk iu janë kthyer. Për to nuk ekzistojnë dokumente se një pjesë e para-ardhësve i kanë djegur nga frika e regjimit monist. Pronat e tyre shtrihen nga fushat përballë qytetit deri në kufijtë me Dropullin e në krahun tjetër të luginës së "Drinos", pa përmendur kullotat e shumta e të pasura më shpatet e maleve. Një nga trashëgimtarët e denja të fisit që jeton në Gjirokastër është Elvira Shapllo (Karagjozi). Ajo ka qenë drejtoreshë e muzeut, deputete në Kuvendin e Shqipërisë gjatë vitit 1991-1992. Zonja Elvira sot është pedagoge e Fakultetit të Shkencave Shoqërore në departamentin e historisë në universitetin "Eqrem Çabej".Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-02-2007 më 14:27.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat