Ishte dëbuar nga lokali, 23 vjeçari i vë flakën shishes me benzinë dhe e hedh para hyrjes

Diaspora

Ishte dëbuar nga lokali, 23 vjeçari i vë flakën shishes me benzinë dhe e hedh para hyrjes

Më: 6 prill 2022 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Një 23 vjeçar nga Kosova me banim në Vjenë dyshohet se i ka vënë flakën me benzinë një shishes dhe e ka hedhur tek një diskotekë në Vosendorf.

Incidenti i rrezikshëm ka ndodhur të dielën në mëngjes në një klub nate para orës dy të mëngjesit.

Sipas raportimit të gazetës Heute.at kosovari e ka mbushur një shishe plastike me benzinë, më pas i ka vënë flakën dhe e ka hedhur në hyrje të klubit të natës.

Menjëherë pas incidentit djaloshi ka ikur në drejtim të panjohur.

Sulmi shkaktoi zjarr por që falë ndërhyrjes së shpejt të zjarrfikësve u shua shumë shpejt.

Në momentin e zjarrit brenda lokalit gjendeshin 30 persona, por që fatmirësisht shpëtuan pa lëndime.

Pak kohë më pas i dyshuar u kap nga policia austriake.

Brenda veturës së tij një sasi të vogël kokaine.

Akoma nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarje, por dyshohet që 23 vjeçari nga Kosova ishte dëbuar më parë nga ai lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat