Si organizohej grupi i Ergys Dashit, kush ishin “kapot” e rajoneve italiane dhe detyra specifike e sllovenes Bedrana Ahmiç

Diaspora

Si organizohej grupi i Ergys Dashit, kush ishin “kapot” e rajoneve italiane dhe detyra specifike e sllovenes Bedrana Ahmiç

Më: 9 prill 2022 Në ora: 10:51
Ergys Dashi

Policia italiane ka zbërthyer me detaje mënyrën se si funksiononte grupi i Ergys Dashit, i cili u vra pak muaj më parë në Ekuador duke faktuar transportin e kokainës nga Amerika Latine në Europë dhe më pas shpërndarjen në doza më të vogla.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga ABC, grupi përdorte portet e Holandës për të sjellë kokainën nga Amerika Latine dhe më pas e shpërndante nëpër Europë. Më pas ajo shpërndahej në Itali, Zvicër, Slloveni, etj., përmes një koordinimi dhe organizimi kapilar që Dashi i kishte bërë organizatës së tij.

Rezulton se ata kishin caktuar rolin dhe përgjegjësinë e secilit për të shpërndarë drogën në rajonet e ndryshme të Italisë dhe shteteve përreth.
Prokuroria italiane ka zbardhur edhe rolet e secilit prej anëtarëve të grupit. Njëri prej tyre, pikërisht Stivi Filolli, u arrestua sëfundmi në Tiranë dhe kishte rolin e korrierit të Ergys Dashit.

Kodet
Prokuroria italiane e ka ndjekur fizikisht dhe përmes përgjimeve grupin në fjalë duke zbuluar edhe kodet e tyre. Kështu për shembull, kur pjestarët në nivelet e poshtme të grupit donin të porosisnin kokainë, nuk përdornin fjalën “doza” por “birra”. Kur donin 5 doza për shembull, sipas prokurorisë italiane, ata thonin “më sill 5 birra”.

E njëjta formë kodifikimi ishte përdorur edhe sa i poërket sasisë. Kur flisnin për sasinë, ata nuk thonin “gramë”, por “euro”. Për shembull, nëse kërkonin për të shpërndarë 100 gramë kokainë thoshin “më duhen 100 euro”.

Më poshtë, rolet e secilit prej anëtarëve të rendësishem sipas prokurorisë italiane:

Ergys Dashi
Promovuesi, koordinatori dhe organizatori duke u kujdesur për:
– sigurimin e kokainës
– koordinimin dhe organizimin në rajonin e Piemontes
-organizimin e dërgesave nga Amerika Latine përmes Holandës
– menaxhimin e bazave operacionale në Itali dhe bazat logjistike në Holandë
– koordinimin e punës së korrierëve të drogës
-koordinimi i punës për maksimalizimin e fitimeve

Edmond Dashi
Koordinator dhe organizatori në mbështetje të Ergys Dashit për të menaxhuar bazat e grupit të strukturuar kriminal në veri-perëndim të Italisë.

Rigelas Yzeiraj
Koordinator dhe organizatori në mbështetje të Ergys Dashit për të menaxhuar bazat e grupit të strukturuar kriminal në rajonet qendrore të Italisë.

Ismet Ceka
Koordinator dhe organizator
– asistent i Ergys Dashit për shpërndarjen e drogës në rajonin e Trentos
– krijimi i bazës së korrierëve të drogës që niste Ergys Dashi
– sigurimi i një baze ku Emond Dashi të mund të kryente dënimin “arrest shtëpiak”.

Bedrana Ahmiç
Organizatore logjistike
– kryen detyra të ndryshme logjistike dhe organizative në shërbim të grupit.
– blerja e makinave në Slloveni që përdoren nga anëtarët e grupit për të dërguar drogën në vende të ndryshme.
– organizim i shpërndarjes në Slloveni

Stivi Filolli
Korrier personal i Ergys Dashit për dërgimin e porosive të drogës tek porositësit.

Odisea Leka
Korrier i Ergys Dashit për dërgimin e porosive të drogës tek porositësit.

Alban Yzeiraj
Korrier i Ergys Dashit për dërgimin e porosive të drogës tek porositësit.

Më poshtë, gjenden edhe emrat e personave të arrestuar dhe shpallur në kërkim nga grupi i Ergys Dashit, ku shumica janë shqiptarë:

Astrit Bajraktari

Mariglen Haderi

Rako Plaku

Andi Prifti

Alfred Muçaj

Michael Marek Kowaclzyk

Marta Obara

Saverio Girgenti

Edmond Dashi

Stivi Filolli

Odisea Leka

Ismet Ceka

Rigels Yzeiraj

Alban Yzeiraj

Bedrana Ahmiç

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat