Si u zbulua plani i 2 shqiptarëve, u kapën me 10 kg kokainë

Diaspora

Si u zbulua plani i 2 shqiptarëve, u kapën me 10 kg kokainë

Më: 14 prill 2022 Në ora: 20:36
Ilustrim

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane me 10 kilogramë kokainë të pastër.

Sipas autoriteteve të Milanos shqiptarët do të shisnin sasi të mëdha kokaine në komunën e Ossonës, në rajonin e Magentino-s dhe se prisnin korrierin.

Teksa policia rrinte duke përgjuar çdo lëvizje nga Ford Fiesta doli një 37 vjeçar i cili ishte shqiptar dhe u takua me një tjetër.

Pasi shkëmbyen disa fjalë, të dy hipën në makinë dhe pasi arritën në afërsi hynë në garazhin e një pallati. Njëri prej tyre zbriti dhe eci në anë të rrugës me qëllim që ta ndiqte makinën në këmbë.

Policët, të bindur se po realizohej shkëmbimi i drogës ndërhynë menjëherë. Sapo panë efektivët e policisë të dy shqiptarët u arratisën në këmbë duke arritur të hyjnë në prej hyrjeve të pallatit aty pranë dhe më pas në një kantier ndërtimi.

Njëri prej shqiptarëve, tentoi të fshehë një pistoletë gjysmë automatike e pajisur me karikator, me 6 fishekë, por u bllokua nga policia, shkruajnë mediat italiane. 

Nga ana tjetër, drejtuesi i makinës është gjetur nga policët i mbyllur në bagazhin me një plagë në ballë, si duket i goditur me qytën e armës që tentoi të fshehë 39 vjeçari. Sipas policisë, dyshohet se gjatë dorëzimit të drogës të kenë lindur mosmarrëveshje duke bërë që autorët të godisnin korrierin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat