“Ti terrorizojmë ata bij ku**sh/ Dalin përgjimet, ja si shqiptari urdhëronte vrasjen e policëve italian!

Diaspora

“Ti terrorizojmë ata bij ku**sh/ Dalin përgjimet, ja si shqiptari urdhëronte vrasjen e policëve italian!

Më: 16 prill 2022 Në ora: 13:04
Elvis Demçe

Mediat italiane kanë publikuar së fundi përgjime të reja për bandën e trafikut të drogës e cila në krye kishte shqiptarin Elvis Demçe.

Në përgjime është zbuluar se banda e kishte gjetur emrat e policëve dhe gjyqtarëve që po hetonin biznesin e tyre pasi donin t’i vrisnin se ishin kthyer në pengesë për zgjerimin e territoreve.

Elvis Demçe, në krye të një bande që dëshiron të marrë sheshet e farmacive midis Prenestinos, bregdetit të Pontinos, Castelli Romani dhe Velletri kërkonte të vriste shefin e madh pasi përbënte rrezik për biznesin e tij.

“Nëse dikush ua di shtëpinë, t’i presim atje nën banesë dhe t’i terrorizojmë këta bij k***sh”.

Por plani i tij dështoi pasi Demçe u arrestua janarin e kaluar. Tani Europol ka në duar të dhënat e rreth 170 000 përdoruesve të rrjetit të koduar të telefonatave “Sky Etc”, mes të cilëve është edhe Elvis Demçe, i njohur edhe si “Zoti i Romës” bashkë me ushtarët e tij.

Demçe ishte i gatshëm të eliminonte gjyqtarët Francesco dhe Giuseppe Cascini pasi po bëheshin pengesë për zgjerimin e biznesit të tij. Demçe donte me çdo kusht që të vritej një oficer policie pasi ishte bërë i bezdisshëm për të.

“Nëse e gjeni, hidhjani trutë në erë”.

Gjërat janë të ndryshme. Dhe bisedat e të dyshuarve janë në dorën e magjistratëve. Edhe ato që datojnë në qershor 2020, kur të dyshuarit janë nervozë pasi kanë gjetur disa defekte në makinat e tyre. Ata mendojnë se pas hetimeve qëndron veçanërisht një polic:

“Më ndjek prej kohësh, më ndjek prej kohësh. Është vërtet një k*rvë, duhet të kesh shumë kujdes nga ai”.

Pas kësaj Demçe vendos se ai polic duhet eliminuar pasi nuk kanë zgjidhje tjetër.

“Nëse ai biri k***e vijon më tej, ne duhet ta vrasim. Thjesht ta heqim qafe. Një plumb në kokë dhe…nuk ka zgjidhje tjetër. Thjesht përgatisni biçikletat .. për të folur me djemtë, biçikletat dhe gati në veprim për të shkatërruar. Sepse nuk ka zgjidhje tjetër”.

Fjalët e Demçes nuk kalojnë pa u dëgjuar dhe më 7 shtator 2020 vjen rezultati pasi anëtarët e bandës kanë zbuluar policët që i ndiqnin.

“Vëlla, këta janë homoseksualët e Via Genova-s, ekipi i atij birit të k***s”.

Më pas me anë të fotove ata përshkruajnë jetesën e policëve që i ndiqnin:

“Vëlla, ai ka 10 shtëpi, nuk e arrin dot askund. Ai nuk u beson as policëve’”.

Por Demçe nuk tërhiqet dhe sërish këmbëngul:

“Prisnin sa t’i bëj kurthin e fundit, e shihni çfarë do t’i bëj. Do e lë të vdekur në mes të rrugës dhe do t’ja bëjm kokën vrima-vrima. Unë do t’ia tregoj atij birit të k***s”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat