Kafe falas për të moshuarit në lokalin e tij, shqiptari në Suedi: Do të vazhdojë sa të jenë gjallë

Diaspora

Kafe falas për të moshuarit në lokalin e tij, shqiptari në Suedi: Do të vazhdojë sa të jenë gjallë

Më: 18 prill 2022 Në ora: 13:36
Kafiteria e shqiptarit në Suedi

Naim Murseli është shqiptari që jeton që prej moshës 2-vjeçare në Suedi.

Ai ka hapur në qendër të qytetit të Uddevalla një lokal. Por së fundmi, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, përmes një gjesti tepër human. Murseli ka vendosur një orar në ditë, kur jep kafe falas për të moshuarit.

Ai ka zbuluar se tani është shumë i famshëm në Suedi, ndonëse këtë gjest të bukur e quan thjesht simbolik.

“Në fakt rastësisht ka qëlluar në muajin e shenjtë të Ramazanit, por kjo nismë do të vazhdojë derisa të moshuarit të jenë gjallë. Në atë orë është shtuar numri i klientëve, është përhapur shumë këtu. Është një gjest nga ana ime simbolik, i jam mirënjohës suedezëve. Sepse mos harroni që edhe në Suedi ka persona që jetojnë jo në gjendje të mirë ekonomike”, ka thënë ai.

“Unë me familjen time, kemi ardhur në 1992 dhe që nga viti 1995 jetojmë në këtë qytet. Këtu një kafe kushton 3 euro e 40 cent. Kjo gjë që bëj më kushton maksimumi 100 euro në ditë”, u shpreh Murseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat