Masakruan për vdekje me shkop bejsbolli 24 vjeçarin shqiptar/ Prokuroria italiane mbyll dosjen për dy marokenët

Diaspora

Masakruan për vdekje me shkop bejsbolli 24 vjeçarin shqiptar/ Prokuroria italiane mbyll dosjen për dy marokenët

Më: 19 prill 2022 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Prokuroria italiane ka mbyllur hetimet për vrasjen e 24 vjeçarit shqiptar nga dy afrikano-veriorët.  Këta dy të fundit akuzohen për vrasje me paramendim dhe për këtë arsye janë dënuar edhe me burgim të përjetshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi natën e 2 korrikut të vitit të kaluar kur 24 vjeçari shqiptar Atilio Ndrekaj dhe italiani 35 vjeçar Pierfrancesco Ferrari, nga San Giorgio u sulmuan me shkop bejsbolli pranë Piazzale della Favorita në zonën e Bomas.

24 vjeçari ndërroi jetë pas 48 orësh agonie, ndërsa 35-vjeçari italian arriti t’i mbijetojë pritës së afrikano-veriorëve. Policia arrestoi një 35-vjeçar maroken me banim në Suzzara. Ndërsa pak ditë pas ngjarjes së rëndë të Bomës në afërsi të Vareses, u kap edhe autori tjetër teksa po përpiqej të kalonte kufirin me tren.  Pasi u dërgua në gjykatë ai hodhi poshtë gjitha pretendimet duke ia ngarkuar të dytit fajin marokenit. 31 vjeçari maroken u kap në qytetin Algeciras, të Spanjës.

Sipas prokurorisë italiane masakrimi i shqiptarit nga afrikano-veriorët ndodhi pas prishjes së pazareve të drogës me autorët e krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat