Shala: Izolimi i qytetarëve të Kosovës do të përfundoj në një të ardhme të afërt

Diaspora

Shala: Izolimi i qytetarëve të Kosovës do të përfundoj në një të ardhme të afërt

Nga: A.M Më: 23 prill 2022 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Me 22 prill të këtij viti, Sllovenia do të mbajë zgjedhjet e reja parlamentare.

Mirëpo, e veçanta e këtyre zgjedhjeve është se për herë të parë për postin e deputetes kandidon shqiptarja, Ganimete Shala.

Kandidatja e parë shqiptare për deputete në Paralamentin e Sllovenisë, Ganimete Shala në një bashkëbisedim për “Bota sot” komentoi mungesëzn e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ajo shprehi keqardhje se si qytetarët e Kosovës janë të izoluar dhe nuk kanë viza.

Image
Kandidatja e parë shqiptare për deputete në Paralamentin e Sllovenisë, Ganimete Shala

“Është për keqardhje që qytetarët e Kosovës ende mbeten të izoluar, të vetmit në rajon. Jam e bindur që kjo nuk është e drejtë dhe jam optimiste që ky izolim do të përfundoj në një të ardhme të afërt. Subjekti im politik mbështetë fuqishëm liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, deklaroi Shala.

Gjithashtu, ajo tha se liderja e partisë SD, Tanja Fajon është angazhuar vazhdimisht që t’u hiqet regjimi i vizave qytetarëve të Kosovës.

“Liderja e SD znj. Fajon, edhe në cilësinë e saj të mëhershme si eurodeputete dhe raportuese e PE-së për Kosovën, ka qenë vazhdimisht e zëshme që kosovarëve tu hiqet regjimi i vizave. Mund të them pa asnjë mëdyshje, në kapacitetin tim si deputete e parlamentit, do të angazhohem që ky proces të merr epilogun e dëshiruar. Ju e kuptoni se proceset vendimmarrëse brenda mekanizmave të BE-së nuk janë gjithnjë të lehta, por angazhimi im institucional nuk do të mungoj asnjëherë”, theksoi kandidatja shqiptare për deputete në Slloveni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat