RTV Folklori, në 23 vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Sali Çekaj, mbajti Akademi përkujtimore

Diaspora

RTV Folklori, në 23 vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Sali Çekaj, mbajti Akademi përkujtimore

Nga: Fatmir Bajraj Më: 1 maj 2022 Në ora: 18:15
Heroi Sali Çekaj

Drejtori i Rtv Folklori, z. Adem Shaban Haziri, moderatorja, Fahrije Grabovci, si dhe stafi redaktues, Xhemail Ganiu Kumanova, Flora Hysenaj Dardane, Bashkim Vokshi dhe Ramadan Reka në këtë përvjetor, të 23-tin e radhës, kishin të ftuar në këtë akademi e cila zhvillohej drejtpërdrejtë në Rtv Folklori, përveç mysafirëve, edhe 11 panelistë, kryesisht bashkëveprimtarë, bashkë partiak dhe bashkëluftëtare të Heroit Sali Çekaj, dhe këta ishin :

1. Smajl Çekaj, vëlla i Heroit Sali Çekaj,

2. Milazim Maraj, bashkëluftëtari i Heroit Sali Çekaj,

3. Gjeneral Fadil Hadergjonaj, ish Komandant i forcave tokësore n' FSK dhe bashkëluftëtarë i Heroit Sali Çekaj,

4. Osman Ferizi, Kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani, njëherit bashkëluftëtarë i Heroit Sali Çekaj,

5. Fatmir Bajraj, analist dhe aktivist i çështjes kombëtare, bashkë partiak i Heroit Sali Çekaj,

6. Jakup Gërguri, Kryetar i Nëndegës së LDK-së për NRW n 'DE,

7. Bashkim Vokshi, anëtar i Shoqatës "Sali Çekaj"në Zvicër,

8. Hasan Qyqalla, shkrimtar,

9. Bahtir Kastrati, Kryetar i Degës së LDK-së për Beneluks,

10. Daut Haxhaj, Kryetar i Lobit Euro-Atlantik, Norvegji, si dhe;

11. Fetah Rudi, legjenda e gjallë, ish Deputet i Republikës së Kosovës!

Pas shfaqjes së një dokumentari në valët e Rtv Folklori të Heroit të Kosovës, Sali Çekaj, dokumentar ky i përgatitur me skenar të ish mikut dhe bashkëveprimtarit të Tij të afërt, ish Kryetarit të Degës së LDK-së në Gjermani dhe Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në mërgatë, z. Hafiz Gagica dhe regjisorit, z. Halil Rrustemaj, moderatorja e programit, i dha fjalën Drejtorit të Rtv Folklori, z. Adem Shaban Haziri, i cili përshëndeti shikuesit dhe panelistët e ftuar të kësaj akademie përkujtimore dhe me pas edhe moderimin e programit me të ftuarit nga ana e zonjës Flora Dardane, e cila pasi përshëndeti dhe falënderoi panelin, i'a dhe fjalën z. Milazim Maraj, bashkëluftëtar i Heroit Sali Çekaj, përfshi edhe Betejën e Koshares legjendare.

Z.Milazim Maraj, foli për historikun e filleve të para të organizimit të rezistencës së armatosur duke filluar me organizimin e rojeve të vendbanimeve dhe skenarin e fazave të mëtutjeshme, konform rrethanave historike të imponuara nga armiku dhe si përgjigje imediate adekuate e qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe t ‘gjitha këto, nën organizimin e LDK-së që n ‘vitin 1990.

Z. Milazim Maraj, foli edhe për fazat e parapara të organizimit të rezistencës së armatosur, mundësitë e furnizimit me armatim dhe gatishmërinë e pamohueshme të ish oficerëve të karrierës në ish APJ që t'i përgjigjën kushtrimit të menjëhershëm të Institucioneve të Republikës së Kosovës, njësoj siç ishte përgjigjur Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, nevojës së çlirimit të atdheut nga pushtuesi Osmanlinj, Perandoria Turke !

Me pas fjala iu dha, Osman Ferizit, Kryetar i degës së LDK-së në Gjermani, dhe një nga ushtarët e parë të stërvitur në Shqipëri dhe të cilët në krye me Heroin Sali Çekaj, sollën edhe armatimet e para n ‘Kosovën e robëruar.

Z. Osman Ferizi, pasi foli për aktivitetet ushtarake & luftarake të grupeve të para, ai foli me pietet dhe krenari për Komandantin Sali Çekaj, tani Hero i Kosovës, duke pohuar faktin se ishte Sali Çekaj, ai që printe dhe hapte shtigjet për kalimin e kufirit të hekurt, dhe nuk isha unë, as Zahir Pajaziti dhe as Adem Jashari.

Me pas, fjalen mori, z.Fetah Rudi, i cili foli n'superlativ për figurën unike të Heroit Sali Çekaj, për karakterin e Tij të veçantë dhe virtytet shembullore si intelektual, veprimtar politik dhe ushtar e komandant në betejat e zhvilluara për çlirimin e Kosovës !

Gjenaral Fadil Hadergjonaj, foli fillimisht për FARK-un, Ministrinë e Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqin si Ministër i Mbrojtjes dhe kontributin e Heroit Sali Çekaj në koordinimin dhe bashkëveprimin e vartësve të Institucioneve legjitime dhe legale të Republikës së Kosovës, deri të Komandanti suprem, Presidenti Ibrahim Rugova.

Foli për linjën e subordinimit, vështirësitë e kohës dhe ashpërsinë e betejave kundër armikut.

Z. Fadil Hadergjonaj, u ndal në elaborimin në detaje të Betejave në Dukagjin, përfshi këtu, betejën e Loxhes dhe n' veçanti, atë të Koshares heroike së cilës i priu Agim Ramadani e Sali Çekaj, tanimë Heronj të Kosovës.

Ishin prekëse dhe emotive rrëfimet dhe momenti i rënjës së Heroit Sali Çekaj në "Rrasë të Koshares", atu ky beteja u zhvillua dhëmb për dhëmb me armikun serbo-sllav, dhe aty ku ra heroikisht, Kryekomandanti i rezistencës së armatosur për çlirimin e Republikës së Kosovës, Heroi i saj, Sali Çekaj.

Gjenerali Hadergjonaj, foli edhe për momentet e terheqjes së trupit të Heroit dhe momente e pa përshkruara të dhimbjes, por edhe të krenarisë kombëtare për Komandantin ekzemplar, Sali Çekaj.

Kryetari i Lobit Euro Atlantik, ish Kryetar i Degës së LDK-së në Norvegji, evokoj kujtime të mira dhe pozitive në kontaktet me ish bashkë partiakun dhe bashkëveprimtarin Sali Çekaj, si një figurë dhe personalitet i jashtëzakonshëm dhe me tipare unike që e dallonin nga të tjerët, për çfarë edhe bëri diferencën e veprimit për kauzën e lirisë duke u përjetësuar me 19 prill 99 në Betejën e Koshares.

Pasoi paraqitja e Bashkim Vokshit nga Shoqata Sali Çekaj me seli në Zvicër, duke prezantuar me krenari emrin e Shoqatës e cila mban emrin e Heroit dhe kontributin e saj në shumë aksione humanitare dhe kryesisht në ndihmë invalidëve të luftës dhe ish ushtarëve të lirisë.

Në vazhdim, fjalën e mori, autori i këtyre rreshtave, i cili lexoj një fjalë shkruar për Heroin Sali Çekaj dhe levizjen nacionale të shqiptarëve të Kosovës për liri & pavarësi n ‘krye të së cilës ishte presidenti Rugova, dhe n' veçanti në lidhje me krahun e rezistencës së armatosur, kreator i së cilës është, Heroi Sali Çekaj.

Smajl Çekaj, vëlla i Heroit, mori fjalën dhe falënderoi fillimisht Rtv Folklori, stafin realizues dhe Drejtorin e Rtv, sikurse edhe panelin e respektuar për kontributin e tyre në hedhjen dritë të jetës dhe veprës së Saliut përmes akademive të tilla në nderim të Heroit të Kosovës, Sali Çekaj.

Me pas, fjalen mori z.Jakup Gërguri, Kryetar i Nëndegës për NRW, duke përshkruar personalitetin dhe figurën e Heroit Sali Çekaj, si dhe duke evokuar momente dhe raste të bashkëveprimit dhe aktivitetit politik në Degën e LDK-së në Gjermani.

Z. Gërguri e quajti Hasan Prishtinë të dytë dhe hiq ma pak se Ay.

Në fund të transmetimit të drejtpërdrejtë të akademisë, Drejtori i Rtv Folklori, dhe zonja Flora Dardane, bashkë me moderatoren , Fahrije Grabovci, falënderuan shikuesit dhe panelin e akademisë, dhe shpallen të mbyllur këtë event kushtuar veprës dhe jetës së Heroit Sali Çekaj.

Lavdi, veprës dhe jetës së Heroit Sali Çekaj !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat