I shpërthyen “Smartin” me bombë, kush është shqiptari që porositi eliminimin e bashkëkombësit në Greqi

Diaspora

I shpërthyen “Smartin” me bombë, kush është shqiptari që porositi eliminimin e bashkëkombësit në Greqi

Më: 23 maj 2022 Në ora: 07:05
Ilustrim

Janë zbuluar detaje të tjera nga vrasja e shqiptarit në Greqi, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2014. Së fundmi prokuroria e Athinës ka proceduar penalisht një nga “kontratat e vdekjes”.

Shqiptari i vrarë u identifikua nga mediat si Aleks Rapo. Ai u vra me një bombë me telekomandë që ishte vendosur në Smartin e tij. Ndërkohë bashkëjetuesja e tij mbeti e plagosur rëndë. Mësohet se vrasja e shqiptarit është porositur nga një 46-vjeçar shqiptar, ndërsa hetimet janë depërtuar edhe në Shqipëri.

I akuzuar është një 46-vjeçar, megjithatë ai mohon çdo akuzë. Shpërthimi në Smart ndodhi pak pas orës 19:00. të hënën, më 29 dhjetor, në kilometrin e 50.5 të Attiki Odos, ndërsa shqiptari 35-vjeçar po çonte bashkëjetuesen e tij në aeroport pasi ajo do vinte për në Shqipëri.

Në shtëpinë e viktimës, policia gjeti pistoleta, një revole, 103 fishekë dhe një granatë. Ai ishte një emër i njohur për trafik droge, armësh dhe njerëzish, ndërsa u arrestua në vitin 2004 në Selanik dhe u dënua me tetë vjet burg.

Ai u lirua katër vjet më vonë nga burgu i Larisës. Gjithashtu u konstatua se 35-vjeçari pretendonte se punonte në lokale nate si pritës aktivitetet e tjera. Në maj 2021, policia përfundoi hetimet për vrasjen dhe dorëzoi dosjen e Prokurorisë së Athinës, e cila procedoi penalisht pas disa muajsh 46-vjeçarin, bazuar në dëshmitë se ishte ai që kishte përdorur makinën Smart një natë më parë dhe disa indicie të tjera.

46-vjeçari që mohon çdo përfshirje është akuzuar në të kaluarën për dy vrasje në Pire dhe në një burg në Kretë, pjesëmarrje në një përleshje me bashkatdhetarët jashtë një klubi, një biznesmen i vrarë në vitin 2019. Përveç kësaj, ai është akuzuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij në vitin 2017 në Glyfada, por ai u shpall i pafajshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat