Lajm i jashtëzakonshëm: Driton Bilalli nga Vushtrria bëhet kryetar i një komune në Suedi

Diaspora

Lajm i jashtëzakonshëm: Driton Bilalli nga Vushtrria bëhet kryetar i një komune në Suedi

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 16:26
Driton Bilalli

Vushtrriasi Driton Bilalli ka marr edhe zyrtarisht pozitën e kryetarit të Komunës në Tranemo të Suedisë.

Lajmin e ka bërë të ditur babai i tij, Milazim Bilalli përmes rrjeteve sociale.

Ai u shpreh krenar për suksesin e arritur nga djali i tij duke i uruar punë të mbarë.

Postimi i plotë:

Sot djali ynë Driton Bilalli zyrtarisht merr postin e Kryetarit te Komunës ne Tranemo - Suedi.

Ne si prindê dhe familje jemi shume krenar me sukseset dhe punen tuaj.

Urime dhe shume suksese. Te prift e mbara. Zoti te bekoft !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat