Bilalli flet si kryetar i një komune suedeze, tregon si e pati ditën e parë të punës

Diaspora

Bilalli flet si kryetar i një komune suedeze, tregon si e pati ditën e parë të punës

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 00:33
Driton Bilalli

Me të marrë detyrën e kryetarit të komunës së Tranemos së Suedisë, Driton Bilalli është deklaruar për Klan Kosovën, duke pohuar se po ndjehet me mirë me pozitën e re që tashmë e ka fituar nga shumica.

Ai më tej tregoi se si rrodhi dita e parë e tij e punës si kryetar i një komune suedeze, anise ky është shqiptar me prejardhje nga Vushtrria.

”Ndjehem fort mirë. Para tri jave jam zgjedhur nga shumica. Se këtu nuk zgjidhet kryetari nga populli por nga shumica në asamble. Edhe suedezët edhe shqiptarët janë ndje mirë, më kanë përkrahë”.

”I kam pasë dy mbledhje paradite. Pasdite i kam pasë dy djemtë aty në vizitë, dojshin me pa ku punon babi, dhe ua tregova vendin”.

”Sot ka qenë ditë e mirë, dita e parë”.

”Momentalisht është një gjë më e rëndësishmja. Edhe tre muaj janë zgjedhjet nacionale dhe komunale, dhe krejt fuqitë merren rreth zgjedhjes për kryetarësinë”.

”Në Suedi nuk e besoj që asnjë kryetar që e bon punën për pagë, e bëjnë për t’i ndihmuar popullit”.

Klankosova.tv pati raportuar gjatë ditës se Bilalli është vushtrriasi i cili tashmë barttë pozitën e kryetarit të një komune suedeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat