Klanet e mafias italiane dhe shqiptare ‘pushtojnë’ Australinë/ Si e drejtojnë trafikun e kokainës në mbarë botën për llogari të Ndranghetas

Diaspora

Klanet e mafias italiane dhe shqiptare ‘pushtojnë’ Australinë/ Si e drejtojnë trafikun e kokainës në mbarë botën për llogari të Ndranghetas

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Policia Federale Australiane po heton 51 klane italiane të krimit të organizuar në të gjithë vendin, ku 14 prej tyre i përkasin organizatës famëkeqe Ndrangheta, të cilët marrin urdhrat nga bosët në Kalabri të Italisë së Jugut.  Midis tyre këtyre klaneve bën pjesë edhe krimi i organizuar shqiptar, i cili bashkë me atë italian ka hyrë në Australi duke u lidhur me bandat vendase, kryesisht me ato të motoçikletave, që veprojnë në paligjshmëri.

Informacionet e shumta, mbi lidhjet dhe rolin e mafias, policia i ka mbledhur përmes një aplikacioni të koduar.  Aplikacion sekret i mesazheve i përdorur nga policia për t’u infiltruar në bandat kriminale ka zbuluar se mijëra anëtarë të mafias italiane po veprojnë në Australi.  Policia beson se deri në 5 mijë anëtarë të mafias po veprojnë në Australi.  Rrjeti i krimit është përgjegjës për trafikimin e 70% të kokainës në mbarë botën. Në Australi, kjo shtrihet tek kanabisi dhe metamfetamina.

“Ndrangheta po vërshon në mbarë Australinë me trafikimin e drogës dhe po tërheqin me vete edhe bandat australiane të motoçikletave (OMCG), të cilët qëndrojnë pas ngjarjeve të dhunës. Ata janë bërë aq të fuqishëm në Australi sa pothuajse zotërojnë disa OMCG, të cilët lëvizin drogën për financuesit e tyre si “Ndrangheta”, ose do të kryejnë akte dhune në emër të “Ndranghetas””, shprehen autoritetet australiane. Sipas tyre, këto banda kanë hyrë edhe në industrinë e pastrimit të parave deri në miliarda dollarë në vit, që pastrohen përmes ekonomisë australiane.

“Ata janë vendosur nën vëzhgim dhe bëjnë jetë modeste, me shtëpi modeste. Ata përziejnë paratë e tyre të paligjshme me paratë nga bizneset e tyre legjitime të ndërtimit, bujqësisë apo hotelierisë dhe e gjithë kjo e bën më të vështirë jo vetëm identifikimin e kriminalitetit, por edhe vërtetimin e tij”, shpjegojnë autoritetet australiane.

Infiltrimi i policisë italiane përmes  një aplikacioni të quajtur ANoM kishte dhënë një pasqyrë të qartë të shkallës së trafikut të drogës nga ‘Ndrangheta, fitimet e tyre dhe sa shpesh ata punojnë me grupe të jashtëligjshme motoçikletash. Sipas autoriteteve australiane, lidhjet e tyre familjare përmes gjakut ose martesës në radhët e  ‘Ndrangheta-s në Australi, i bëjnë edhe mtë fuqishme këto klane mafioze.

Vitin e kaluar, një operacion i përbashkët midis Australisë dhe FBI-së, që filloi në vitin 2018, çoi në arrestime në që nga Azia, Amerika e Jugut deri në Lindjen e Mesme të më shumë se 200 personave të dyshuar si të përfshirë në krimin e organizuar duke përdorur pajisjen ANOM.

Midis të arrestuarve nën Operacionin ‘Ironside’ ishin të dyshuar si të lidhur me mafien italiane me bazë në Australi, bandat e jashtëligjshme të motoçikletave, sindikatat e krimit aziatik dhe krimi i organizuar shqiptar, shkruan Sky News. 

Që kur autoritetet zbuluan suksesin e nismës një vit më parë, 383 autorë të dyshuar janë akuzuar për 2,340 vepra penale dhe më shumë se 6.3 ton drogë, 147 armë/armë zjarri dhe 55 milion dollarë të sekuestruara.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat