Vrau bashkatdhetarin në burg në shenjë hakmarrjeje për dajën e vdekur 20 vite më parë, gjykata jep vendimin për shqiptarin

Diaspora

Vrau bashkatdhetarin në burg në shenjë hakmarrjeje për dajën e vdekur 20 vite më parë, gjykata jep vendimin për shqiptarin

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 18:39
Ilustrim

Gjykata greke ka pezulluar gjyqin ndaj një 42-vjeçari shqiptar i cili kishte vrarë brenda ambienteve të burgut të Larisës bashkatdhetarin e tij si shenjë hakmarrjeje, për vrasjen e dajës së tij.

Sipas mediave greke, 42-vjeçari shqiptar pasi ishte transferuar në burgun e Larisës, ka vrarë me thikë një 47-vjeçar, pasi 20 vite me parë një i afërmi i tij i kishte vrarë dajën.

Një vrasje e ndodhur më 20 mars 2015, në burgjet e Larisës, kur 42-vjeçari për arsye nderi dhe hakmarrjeje goditi me thikë për vdekje një bashkatdhetar 47-vjeçar për shkak se një pjesëtar i familjes i kishte vrarë dajën e tij në Shqipëri. Sipas informacioneve të gazetës “Eleftheria”, 42-vjeçari pasi vrau 47-vjeçarin, më pas ka plagosur rëndë një tjetër 46-vjeçar, gjithashtu bashkatdhetar.

Si skenar nga një film

Në aktakuzë, përshkrimi i vrasjes nuk ka asgjë për të pasur zili nga skenarët e filmave, për një vrasje të ndodhur vetëm tre ditë pas transferimit të 47-vjeçarit në burgun e Larisës.

42-vjeçari, ndërsa më parë kishte vizituar të burgosurin në qeli për kafe dhe për të mbledhur informacion për viktimën e tij të mundshme, zgjodhi pikën e përshtatshme, ku nuk kapej nga kamerat e Burgut, dhe në 20 mars të vitit 2015-të godet me thikë në zemër bashkëatdhetarin e tij dhe një tjetër shqiptar që ndodhej aty dhe ndërhyri për të paralndaluar vrasjen.

47-vjeçari humbi ndjenjat nga goditjet e forta dhe ra në shkallët ndërmjet katit përdhes dhe katit të parë duke krijuar një pellg gjaku teksa u zvarrit duke kërkuar ndihmë, por më kot.

Dhjetë minuta më vonë 42 vjeçari shqiptar goditi me thikë një tjetër bashkatdhetar të tij, një 46-vjeçar, teksa ndodhej në korridorin e qelive të paraburgimit të krahut C.

47 vjeçari  është gjetur i mbuluar me gjak nga të burgosurit e tjerë të cilët e kanë çuar te gardiani i Krahut të Tretë, ndërsa të burgosurit e tjerë, po shqiptarë kanë transportuar në të njëjtin vend bashkatdhetarin e tyre 46-vjeçar, me lëndime në fytyrë dhe në trup”, shkruhet në dosjen e Prokurorisë greke.

Të dy u transportuan në spital, por 47 vjeçari nuk mundi t’ia dalë dot ndërsa 46 vjeçari tjetër, shpëtoi edhe pse i plagosur rëndë.

Pas ngjarjes shqiptari u kthye në qelinë e tij me njolla gjaku në rrobat dhe duart e tij, ndërsa vijonte të mbante në dorë thikën me të cilën kreu krimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat