Goditet banda e dhunshme në Itali/ Të arrestuarit janë shqiptarë, marokenë dhe kolumbianë!

Diaspora

Goditet banda e dhunshme në Itali/ Të arrestuarit janë shqiptarë, marokenë dhe kolumbianë!

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 00:13
Foto ilustrim

Autoritetet italiane kanë identifikuar dhe kanë arrestuar 7 anëtarët e një bande të dhunshme, të përberë nga shqiptarë, marokenë dhe kolumbianë.

Anëtarët e bandës u zbuluan një muaj pas një ngjarje të rëndë të ndodhur në një diskotekë në Brixen, ku sulmuan dhe plagosën disa persona.

“Natën e 22 majit, shtatë të rinj kanë ushtruar dhunë të konsiderueshme duke plagosur dy të rinj të tjerë, të cilët u dëmtuan me fraktura në trup”, raportojnë mediat.

Mënjeherë pas kësaj ngjarje, policia e qytetit nisi hetimet duke arritur në përfundimin se 7 personat ishin përgjegjës për rrahjen e dy të rinjve.

“Të gjithë ishin në moshë madhore, me origjinë dhe kombësi shqiptare, marokene dhe kolumbiane dhe jetonin midis Brixen dhe Vahrn”, shkruajnë mediat italiane.

Pas këqyrjes me kujdes të fakteve, forcat e rendit i kanë dhënë të shtatë të rinjve ndalim hyrje-qëndrimi për dy vite për arsye sigurie. Çdo shkelje e këtij urdhri dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në dy vjet dhe me gjobë nga 8.000 deri në 20.000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat