Ishte nisur nga Durrësi, shqiptari kapet në Itali me 24 kg “të kuqe”

Diaspora

Ishte nisur nga Durrësi, shqiptari kapet në Itali me 24 kg “të kuqe”

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 08:49
Pamje nga aksioni

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Ancona, Itali.

Mediet italiane bëjnë me dije se shqiptari zbriti nga trageti me 24 kilogram heroinë të fshehura në makinë.

Ai sapo kishte zbritur nga një anije e cila ishte nisur nga Durrësi, kur Mercedesi i tij u kontrollua.

50-vjeçari u vu në pranga gjatë operacionit antidrogë të kryer nga Guardia di Finanza brenda portit Doric dhe u dërgua në Montacuto në pritje të seancës dëgjimore.

Droga ishte e ndarë në 43 pako, të cilat u gjetën në një ndarje poshtë sediljes së pasagjerit. Makina u sekuestrua së bashku me drogën, shkruajnë mediet italiane. 

50-vjeçari konsiderohet nga hetuesit si “korrier” i përdorur vetëm për transportimin e drogës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat