Italiani futet në korsinë e gabuar të autostradës, aksidenton për vdekje 35-vjeçaren shqiptare

Diaspora

Italiani futet në korsinë e gabuar të autostradës, aksidenton për vdekje 35-vjeçaren shqiptare

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 08:20
Pamje nga aksidenti

Një grua shqiptare ka gjetur vdekjen në një aksident tragjik të ndodhur në Itali.

Bashkë me të në këtë aksident ka gjetur vdekjen edhe një 46-vjeçar Italian.

Sipas mediave italiane, në aksident u përfshinë një BMW që drejtohej nga 35-vjeçarja me origjinë shqiptare Matilda Hidri dhe një fuoristradë tip Volvo që drejtohej nga 46-vjeçari italian Giuseppe Garavaglia.

Shkak i këtij aksidenti mësohet se është bërë 46-vjeçari Italian i cili ka ecur për 5 kilometra kishte udhëtuar kundërvajtje në korsinë e gabuar të autostradës.

Tre persona të tjerë mbetën të plagosur nga ky aksident; një fëmijë 4 vjeç, një grua 34-vjeçare dhe një 35-vjeçar.

Këta të tre udhëtonin me një makinë Volkswagen pas makinës së Matilda Hidrit dhe u përfshinë gjithashtu në aksident.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat