Kishin planifikuar trafikimin e 2.2 ton kokainë, dalin pamjet nga ndjekja e dy krerëve të bandës shqiptare

Diaspora

Kishin planifikuar trafikimin e 2.2 ton kokainë, dalin pamjet nga ndjekja e dy krerëve të bandës shqiptare

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 11:03
Franc Malo dhe Gentjan Meta

Publikohen pamjet nga ndjekja e dy shqiptarëve, pjesë e trafikut të drogës në Peru, Franc Malo dhe Gentjan Meta. Pak ditë më parë u publikoi përgjimin 24/7 të kryer nga Dirandro dhe në të cilin zbulohen lidhjet e shqiptarëve me biznesmenë peruan sa i takon rrjetit të shpërndarjes së drogës.

Bëhet fjalë për një mafie evropiane që shtriu aktivitetin e paligjshëm në disa qytete bregdetare të Perusë. Agjentët e Dirandros kishin informacione se dy shtetas shqiptarë kanë kaluar kufirin nga Ekuadori për të hyrë në Peru në mënyrë të parregullt, anëtarë të mafies së fuqishme shqiptare dhe kanë mbërritur në territorin peruan për të dërguar tonelata kokainë.

Falë monitorimit intensiv, u zbuluan imazhet e dy shqiptarëve, të njohur si ‘Barbas’ dhe ‘Pelado’. Pasi u dha urdhri që t’i ndiqnin në çdo vend dhe në çdo kohë, Dirandro i dha dritën jeshile operacionit. Kujtojmë se ndjekja e dy trafikantëve të drogës nga Shqipëria ka parandaluar arritjen në destinacion të 2.2 ton kokainë të fshehur në një ngarkesë me destinacion final Holandën. Tashmë në kërkim janë shpallur Franko Malo dhe Gentjan Meta, të cilët u arratisën dhe bashkëpunëtori i tyre, Ismael Jiménez.


Si u futën dy shqiptarët në Peru

Shqiptarët kanë hyrë ilegalisht në Peru, përmes Huaquillas, në kufi me Ekuadorin, në nëntor të 2021. Gjatë kontrollit të Frankos dhe Gentjanit, inteligjenca kundër narkotikëve zbuloi se kishin të dhëna për trafik droge në Shqipëri.

Në këtë mënyrë policia u vendos në ndjekje të tyre duke i vëzhguar lëvizjet që pasoi më pas edhe me operacionin e finalizuar në Trujillo dhe Callao.

Dy shqiptarët Franko dhe Gentjan kishin mbërritur në vend për t’u vendosur në Trujillo dhe për të eksportuar 2.2 ton kokainë të lëngshme të kamufluar në një ngarkesë me asparagus të konservuar, e cila synohej të dërgohej në një kontejner transporti me destinacion Roterdam , Holandë.

Prania e trafikantëve shqiptarë të drogës në Ekuador dhe Kolumbi është bërë më e fortë në dekadën e fundit. Këto organizata përfitojnë nga eksportet e frutave dhe produkteve të tjera bujqësore në Evropë, për të infiltruar kokainën në sasi të mëdha.

Megjithatë, episodet e fundit të dhunës midis organizatave kriminale shqiptare dhe organizatave të tjera kolumbiane dhe meksikane në territorin ekuadorian, i kanë inkurajuar të parat të eksplorojnë territorin peruan, sepse prodhimi i kokainës në vend është rritur dhe ka një furnizim më të madh. Pikërisht më 22 janar të këtij viti shqiptari Ergys Dashi, i konsideruar si kreu i trafikut të drogës u ekzekutua nga një atentat në një restorant në Guayquil.

Videon mund ta shihni KËTU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat