Shqiptari qëllon për vdekje 31-vjeçarin turk, policia gjermane vihet në kërkim të 23-vjeçarit. Jep edhe shpërblim për kapjen e tij

Diaspora

Shqiptari qëllon për vdekje 31-vjeçarin turk, policia gjermane vihet në kërkim të 23-vjeçarit. Jep edhe shpërblim për kapjen e tij

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 22:40
Fisnik Hoxha.

Një 23-vjeçar shqiptar ka qëlluar për vdekje një 31-vjeçar turk. Ndërsa policia është vendosur në kërkim të autorit i cili është identifikuar si Fisnik Hoxha.

Sipas policisë gjermane, ngjarja ka ndodhur në Kiel rreth orës orës 23:15 të mbrëmjes së djeshme. Turku është goditur disa herë (nuk bëhet e ditur nëse ka qenë thikë apo armë) duke marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkaq policia është duke kërkuar në çdo vend për shqiptarin, madje ka bërë të ditur se ka edhe një shpërblim prej 3 mijë eurosh për ata që japin informacion mbi vendndodhjen.

Ndërsa iu ka kërkuar qytetarëve që të mos komunikojnë me të nëse e hasin pasi sipas tyre mund të jetë i armatosur.

Një zëdhënës i departamentit të policisë në Kiel njoftoi se skena e krimit ishte kontrolluar nga disa njësi policore, ndërsa nuk dihet nëse është gjetur ndonjë provë e mundshme.

Për arsye të sekretit hetimor për momentin nuk jepet asnjë informacion i mëtejshëm. Trupi i pajetë i 31-vjeçarit turk i është bërë autopsi të martën ditën e sotme teksa pritet edhe rezultatet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat