Kush është ‘koka’ e bandës kriminale në Athinë që u vra mbrëmë gjatë përplasjes me armë

Diaspora

Kush është ‘koka’ e bandës kriminale në Athinë që u vra mbrëmë gjatë përplasjes me armë

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 11:49
Adil Tefa

Shqiptari Adil Tefa nga Korça është ‘koka’ e bandës kriminale në Athinë, i cili mbeti i vdekur në fund bashkë me dy të tjerë pas një përplasjeje me një bandë tjetër.

Sipas informacionve, Tefa drejtonte makinën tip tip “Mercedes” dhe qëlloi  personin me motoçikletë. Më pas babai i personit me motoçikletë qe ishte nga pas e qëlloi Tefën dhe e vrau.

Sipas burimeve policore, çdo gjë nisi në lagjen “Kato Patisia” të Athinës, në kohën që persona të cilët udhëtonin me një automjet tip “Mercedes” me targa shqiptare, u përleshën me drejtuesin e një motorçiklete i cili mbeti i plagosur rëndë, por gjatë orëve të para të mëngjesit humbi jetën në spital.

Në vend u gjend i ati i drejtuesit të morçikletës, i cili ndoqi “Mercedesin” me një automjet tip “Audi” dhe qëlloi me armë duke e lënë të vdekur në vend.

Një tjetër person që ndodhej në “Mercedes” tentoi të largohet me vrap, por u përplas nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë dhe mbeti i plagosur, ndërsa një person tjetër që ndodhej po në të njëjtën makinë mundi të dalë nga makina dhe nën kërcënimin e armës grabiti një makinë tip “Toyota”.

E mbërritur në vend ngjarje, policia nisi të kërkojë “Toyotën” dhe e gjeti atë jashtë një bari në lagjen “Ajos Anargjiros”.

Policia i bëri thirrje të dorëzohet, por i riu hapi zjarr duke plagosur dy policë. Prej përleshjes së armatosur mbeti i  vrarë edhe autori.

Burime thonë se tre viktimat e ngjarjes janë shqiptarë, por ende policia nuk ka dhënë emrat.

Hetimet tregojnë se grupi i armatosur është sulmuar në “Kato Patisia” prej rivalëve, në momentin që po përgatiste të sulmonte barin në lagjen “Ajo Anargjirus”.

Deri tani është një grua e arrestuar. Ndodhej në “Mercedesin” e njërit prej autorëve ndërsa janë në kërkim edhe katër të tjerë. Po ashtu janë tre të plagosur në spital, dy policë dhe një shtetas shqiptar që në tentativë për t’u larguar, u përplas nga një makinë. Sipas informacioneve, në sherr janë përfshirë banda që merren me trafik droge.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat