Përplasja e përgjakshme mes bandave shqiptare/ Policia greke zbulon detaje - ja çfarë fshihet pas kësaj ngjarje

Diaspora

Përplasja e përgjakshme mes bandave shqiptare/ Policia greke zbulon detaje - ja çfarë fshihet pas kësaj ngjarje

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga përplasjet mes bandave shqiptare fundjavën e kaluar në Greqi, ku mbetën të vdekur 3 persona dhe tre të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve efektivë policie. 

Sipas mediave greke, përleshjet me armë zjarri në Kato Patisia dhe Agioi Anargyrou, që kishin protagonistë kriminelë shqiptarë fshehin pas tyre trafikun e kokainës dhe larja e hesapeve përmes vrasjeve me pagesë.

Dy ngjarjet e përgjakshme ishin të lidhura me njëra-tjetrën, ku mbetën të vrarë Andon Dhimitraq Tefi dhe Armando Lamaj, 48 dhe 46 vjeç. Të dy ata ishin arrestuar në muajin maj për trafik droge. Në një analizë të gjatë, mediat greke shkruajnë se pas këtyre përplasjeve qëndron trafiku i kokainës që vjen nga kartelet e Amerikës Latine.  46 – vjeçari që ra i vdekur nga plumbat e bashkatdhetarit të tij 48-vjeçar (gjithashtu bashkëpunëtor i tij në të paktën një rast trafiku droge) nuk ishte një person i rëndomtë i mafias shqiptare.

Ai ishte arrestuar shtatë herë në Greqi dhe sipas mediave helene kjo tregon gamën e aktiviteteve të shumta që kishte zhvilluar. Fakti që ai shkoi në takim me të paktën tre persona të tjerë si grup mbështetës (përfshirë djalin e tij 23-vjeçar, i cili gjithashtu mbeti i vrarë si pasojë e asaj që ndodhi në Patisia) do të thotë se ai ishte kapoja. Ndërkaq vetë policia greke ka ngritur alarmin se në periudhën e fundit janë shtuar ekzekutimet e personave që në një mënyrë apo tjetër janë të përfshirë në mafian shqiptare.

Vrasjet me pagesë dhe larje hesapesh

Vitet e fundit në Greqi kanë ndodhur një sërë vrasjesh të anëtarëve të mafias shqiptare, ku ekzekutimet kryhen kryesisht me pagesë dhe larje hesapesh. Një e tillë ishte edhe ajo e 16 nëntorit 2021 ku u qëllua një 37-vjeçar pronar të një karburanti në Thivon Avenue, i cili më parë ishte dënuar për trafik kokaine rreth 12 vite më parë. Po vitin e fundit u ekzekutua sërish një 32-vjeçar shqiptar në një kafene në Sepolia si dhe një bashkatdhetar i tij, 39-vjeç.  Sipas mediave greke, oficerët e policisë prej vitesh ndjekin aktivitetet e mafias shqiptare.

Sipas tyre, mafia shqiptare po lan hesapet mes anëtarëve të saj, si pasojë e prishjes së pazareve të drogës ku përveç kanabisit tradicional, tashmë tregtia përfshin edhe kokainën që sillet nga Amerika Latine. Policia greke bën të ditur se në Greqi janë rreth 10-15 persona që nuk e kanë problem të kryejnë vrasje me pagesë. Sipas policisë, kjo ka ndodhur në periudhat 2007-2009, 2014-2017 dhe është rikthyer sërish dy vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat