Shkatërrohet grupi kriminal në Spanjë, 14 të arrestuar mes tyre dhe shqiptarë, sekuestrohen 2600 rrënjë kanabis

Diaspora

Shkatërrohet grupi kriminal në Spanjë, 14 të arrestuar mes tyre dhe shqiptarë, sekuestrohen 2600 rrënjë kanabis

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 22:46
Ilustrim

Një operacion i çmontimit të grupit kriminal në Spanjë ka çuar në arrestimin e 14 personave mes të cilëve dhe shqiptarë.

Sipas mediav të huaja, se grupi kriminal ishte i specializuar në kultivimin dhe trafikimin e marijuanës në zonën e Camp de Tarragona, ndërkohë janë kryer nëntë kontrolle në ndërtesa industriale dhe shtëpi. 

Elperiodico shkruan se arrestimet janë bërë nga Divizioni i Hetimit Kriminal (DIC) i policisë katalanase më 5 korrik, por lajmi  është bërë me dije vetëm tani.

Të arrestuarit nga mosha 20 deri në 51 vjeç, akuzohen për krime kundër shëndetit publik, që i përkasin një grup kriminal dhe mashtrim me energjinë elektrike.

Policia gjeti gjashtë ndërtesa në të cilat grupi kishte plantacione marijuanë, ku kishin bërë lidhje mashtruese me sistemin elektrik për të shmangur pagesën e faturave të larta të energjisë elektrike.

Plantacionet ndodheshin në komunat Tarragona, Querol, Vic, l'Ametlla de Mar, Vandellòs i l'Hospitalet de l'Infant dhe Mont-roig del Camp.

Në total janë gjetur mbi 2600 bimë marihuanë në faza të ndryshme të rritjes dhe 54 kilogramë sytha të përgatitur për shpërndarje , si dhe 21 mijë euro cash dhe një numër i madh aparatesh që përdoren për kultivimin intensiv të drogës.

Hetimi për këtë rast, kanë nisur në fund të vitit të kaluar nga informacionet e marra në komisariatin e Salou për një grup personash që kultivonin dhe shpërndanin sasi të mëdha marijuanë.  

Në hetimin e çështjes së quajtur “Koman” , u konstatua se drejtuesit e grupit përdornin bashkatdhetarët shqiptarë, për t'u kujdesur dhe monitoruar intensivisht plantacione në ndërtesa industriale apo shtëpi njëfamiljare që ndodheshin në zona me pak lëvizshmëri të fqinjëve.

Të arrestuarit iu drejtuan gjykatës të enjten e kaluar, ditën kur gjyqtari vendosi burgosjen e pesë prej tyre dhe lirimin me akuzë për pjesën tjetër, si dhe heqjen e pasaportës dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat