Takim me Kerri Huperin – politologen që krenohet me shqipen dhe shqiptarët

Diaspora

Takim me Kerri Huperin – politologen që krenohet me shqipen dhe shqiptarët

Nga: Fani Bufi Më: 11 korrik 2022 Në ora: 23:48
Kerri Huperi midis shkrimtarëve Sami Milloshi dhe Skifter Këllici

Nga shkrimet e botuara këtyre viteve të fundit në mediat shqiptare, kisha dëgjuar për Kerri Huperin, amerikane , që ndonëse e lindur e verbër, jo vetëm kishte mundur të mbaronte shkollën e mesme, por edhe studimet e larta, në disa profile: për kanto në Universitetin e e Masfildit, (Pensilvani), pastaj kishte fituar titullin ‘master’ në gjuhën gjermane, titullin tjetër master në kanto në Universtetine Buffallos, (Nju Jork), dhe më pas kishte nisur të mësonte spanjishten, italishten, suedishten dhe rumanishten. Të ishte fjala vetëm për këto gjuhë të mësuara me pasion, ngulmim dhe natyrisht talent, sigurisht që cilido do të habitej, megjithëse poliglotë të tillë gjenden jo vetëm në botë, por edhe në Shqipëri. Por ajo që më kishte habitur atëherë kur lexoja shkrime për Kerri Huperin , (Carrie Hooper), ishte se ajo, krahas këtyre gjuhëve, kishte mësuar edhe gjuhën shqipe. Dhe vetë, pa pasur ndihmën e askujt!..

Ndaj, lajmi se ajo do të vizitonte Bostonin dhe do të vinte edhe në selinë e Shoqatës Kulturore ‘Vatra’, ku mblidhen shqiptarë, midis të cilëve dhe unë, më gëzoi pa masë.

Pritja që i bëmë Kerrit, që erdhi së bashku me babain e saj, ishte natyrisht shumë e ngrohtë. Pavarësisht se ne të tërë kishin mësuar se e fliste dhe shkruante bukur mirë gjuhën tonë, ajo na mbërtheu në mënyrën si e shqiptonte atë , si të ishte shqiptare.

Duke rrëfyer për lindjen e saj më 1975, (pas disa komplikacioneve, ajo kishte humbur shikimin, pra kishte mbetur e verbër), Kerri nisi të na rrëfente se si kishte nisur të shkruante dhe të lexonte me metodën brail, (ku shkronjat janë të ngulitura në tastierën e komjuterit), se si pastaj, ende e mitur, kishte nisur të mësonte piano dhe instrumene të tjera muzikore. Dhe një ditë, tashmë pedagoge e gjermanishtes në Universitetin e Almerias, ku ka lindur, u njoh me gjuhën shqipe.

"Një ditë, kur mbarova leksionin e radhës në gjermanisht, - filloi të tregonte ajo gjatë takimit, - më kapi veshi fjalë në një gjuhë të huaj, krejt të pakuptueshme për mua , që po shqiptonin midis tyre dy studentë , të cilat i dëgjoja për herë të parë. – I pyeta atë se në cilën gjuhë ishin ato. Dhe ata m’u përgjigjën se ishin fjalë në gjuhën shqipe dhe se edhe ata vetë ishin shqiptarë. Më tingëlluan ato aq të bukura, sa që aty më lindi dëshira që ta mësoja këtë gjuhë. Gjeta një metodë, pastaj kaseta magnetofoni me biseda në gjuhën shqipe, me këngë dhe pastaj zura të bisedoja në gjuhën shqipe edhe me miq shqiptarë.

Jo vetëm kaq, por mora pjesë dhe në takime dhe koncerte me muzikë shqiptare. Kështu, brenda pak vitesh isha në gjendje të flisja gjithnjë e më mirë në gjuhën shqipe. Pastaj nisa të lexoj poezi të Naim Frashërit, Fan Nolit... për të arritur te Kadareja i mahnitëshëm... Duke lexuar edhe libra të karakterit historik u njoha dhe me historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në shekuj , që më bënë ta dua edhe më shumë atdheun tuaj”.

Në takim ndodheshin edhe shkrimtarët Skifter Këlli#i dhe Sami Milloshi,

të cilët vitet e fundit u bënë jo vetëm miq, por edhe bashkëpunëtorë të Kerrit në fushën e letërsisë.

‘”I dërgova një ditë Kerrit, - tha Sami Milloshi, - disa tregime, si të thuash pasazhe nga jeta shqiptare. Asaj i pëlqyen shumë. Atëherë e pyeta nëse mund t’i përkthente në anglisht. Jo vetëm që pranoi, por me dha zemër t’i botoja. Kështu lindi një vëllim me tregime botuar në anglisht .

‘Pas njohjes me shkrimtarin Sami Milloshi, - ndërhyri Kerri,- për mua ka qenë gëzim i madh të njihesha me anë të emaileve dhe bisedave telefonike edhe me shkrimtarin Skifter Këlli$i. Jo vetëm kaq, por kjo njohje solli edhe bashkëpunimin tonë në fushën e krijimtarisë letrare. Ai më dha të lexoja dorëshkrimin e romanit të tij ‘Një grua midis dy burrave’, (në anglisht ‘A Woman Between Two Men’) me temë amerikano-shqiptare. Më tërhoqi aq shumë, saqë nuk doja ta lëshoja as një $ast nga dora ....Një shqiptar nga fshatrat kufitare të Shqipëqrisë së Jugut, së bashku me djalin e tij të vogël, Kreshnikun, arratiset në Greqi dhe që aty vendoset në Amerikë. Punëtor i ndershëm dhe guximtar, ai vritet nga banditë, në $astin kur po shpëtonte një polic në dyluftim për jetë a vdekje me një bandit tjetër.

Për djalin, Kreshnikun, ende i vogël, premton të kujdeset Xheji, shok i babait të tij. Por i dhënë pas pijes dhe kumarit, kur Kreshniku rritet, për të shlyer borxhet, e shtrëngon atë merret me trafikimin e drogës. Por Kreshniku, ndërkohë dashurohet me Merin, një infermire me të cilën është njohur rastësisht në një spital. Nga ana tjetër, ajo është gati të shkëputet nga #arli, vërtet i apasionuar pas shkencës, por që nuk ka botën shpirtërore të shqiptarit. Romani mbyllet me vetëdorëzimin e Kreshnikut në polici, ku prangat në në duar ia mbërthen Ralf Kallagani, shefi I rajonit të policisë, I cili ato që duar ia kishte përkëdhelur atij, kur kishte mbetur jetim, duke premtuar që atë ta shpinte në një jetimore, premtim që nuk e kishte mbajtur’.

Pastaj Kerri tregoi se kishte përthyer romanin tjetër të shkrimtarit Skifter këlli$i, ‘Shtatori I gjëmës së madhe, (në anglisht ’ Disastrous September’), që I kushtohet tragjedisë së 11 shtatorit 2001, përsonazhe të të cilët janë edhe tre shqiptarë, viktima të kësaj tragjedie. Ajo e vlerësoi këtë roman si një roman me vlera të ve$anta artistike, deri tani e para vepër letrare botuar në Amerikë, kushtuar kësaj tragjedie, që përshkruan si ndodhi ajo, si terroristët fondamentalistë arabë rrëmbyen dy avionë dhe me ta goditën Kullat Binjake, dhe pasojat katastrofike të saj.

Më pas shkrimtari Skifter Këlli$i lexoi poezi të Kerri Huperit marrë nga libri i saj “Piktura në fjalë’, që e ka shkruar në anglisht dhe shqip, të cilat u pëlqyen nga të pranishmit, sidomos poezia ‘Mërgimi shqiptar’ me vargjet: ’Lotët e Shqipërisë,/ plot mall pikojnë,/ për fëmijët e saj,/ që vënde të tjera ndri$ojnë”.

Por me kaq interes dhe hare u ndoqën këngët shqiptare që Kerri me zërin e saj prej sopranoje, i këndoi shumë bukur: “Valsi I lumturisë”, ‘Lule borë’, dhe ’Himni i flamurit’, të cilat u shoqëruan në kor edhe nga ne, të pranishmit në sallë.

Në fund të takimit të tërë e përqafuam të përmalluar Kerrin dhe të atin, që na falendëruan për këtë pritje.

‘Mirë se të vish përsëri në gjirin tonë’, - e uruam Kerrin. Dhe ajo na u përgjigj:

‘Shqiptarët e kanë të shenjtë besën dhe unë ju jap besën se do të vij!’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat