Fondi Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me aktivitete rreth zhvillimit ekonomik për këto tri komuna

Diaspora

Fondi Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me aktivitete rreth zhvillimit ekonomik për këto tri komuna

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 12:13

Në kuadër të aktiviteteve që ka organizuar Fondi Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për 25 vite, përvec ndërtimit të afër 70 shtëpive, ndihmë me bursa për studentë, ndihmë me mjete financiare skamnorëve, ndihmë me mjete financiare shoqatat kulturore, ndihmë me mjete financiare klubet sportive, etj, etj, tani më edhe me projekte konkret rreth zhvillimit ekonomik.

Pas shume bisedave me anëterët e kryesisë dhe anëtaresisë së gjerë të fondit kemi ardh në përfundim dhe jemi dakorduar që  Fondi mundet edhe më shumë me i zgjeru aktivitetet e veta dhe ato drejt krijimit të partneritetit me bizneset e Luginës për depërtim edhe në tregje evropiane.

Gjat këtyre ditëve të pushimit kemi shfrytëzuar rastin që ne si kryesi ti konkretizojmë gjërat rreth këtij projekti , e që bëhet fjalë për një organizim të një panairi në Zvicërr/Cyrih me bizneset e Luginës, ku do të jetë një mundësi ideale për promovimin e prodhimeve vendore, prezantim të komunave rreth mundësisë së investimeve në këto komuna, krijimi i partneriteteve me bizneset nga diaspora, B2B takime , etj.

Projektin në fjalë e diskutuam me Prof.Dr.Lulzim Rashiti , profesor i marketingut në Universitetin Publik të Gjilanit, njëherit edhe këshilltar në odën ekonomike/Bujanoc, ku bashkarisht organizuam edhe takim pune me bizneset e Preshevës dhe Bujanocit për të parë interesin e tyre se sa është i nevojshëm ky projekt rreth panairit në Zvicërr.

Organizuam nje takim pune me bizneset, ku ftesës ju përgjigjen pa pritesë:

- Compania Bici Commerce – Bujanoc,

- Mobi Beko -  Bujanoc,

- AL Europa – Bujanoc,

- Fluidi – Preshevë,

- Vlora Com & Alpi Group Preshevë,

- VM Metal – Preshevë,

- Altech  - Preshevë,

dhe nga ky takim konsultativ  u zgjua një interes i lartë për projektin në fjalë, ku u morrën përgjegjësitë si nga bizneset dhe nga ana e Fondit Humanitar për organizmin e panairit.

Poashtu, takuam dhe diskutuam edhe me kryetarin dhe përgjegjësit e Komunës Bujanocit  ( tikimi me kryetarin dhe përgjegjësit nga Presheva pason këto ditë), ku si ide e dalë nga Fondi Humanitar u mirëprit pozitiv edhe nga ana e tyre dhe shprehën gadishmërinë edhe nga ana e Insitucioneve që drejtojnë që do ta përkrahin organizimin e këtij panairi në forma të ndryshme.

Mundësia e bizneseve që do të mund të participojnë në panair do të jetë edhe më zgjeruar, jo vetëm lista e lartëpëmendur, emrat e bizneseve më lartë janë vetëm disa prej tyre që mundëm ti takojmë për kohën e shkurtë që kishim, andaj mundësia për të qenë present në panair është e hapur, për datat e a lajmërimit dhe aplikimit për këtë event do të ju njoftojmë me kohë.

Me respekt,

Fondi Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat