Detaje tronditëse nga 17-vjeçarja që u vra nga i dashuri, ishte përdhunuar nga dy shqiptarë dhe një 83 vjeçar

Diaspora

Detaje tronditëse nga 17-vjeçarja që u vra nga i dashuri, ishte përdhunuar nga dy shqiptarë dhe një 83 vjeçar

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 06:16
Ngjarja ishte denoncuar nga babai i saj

Media greke ka publikuar detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Greqi, ku një 17-vjeçare u vra nga i dashuri i saj pakistanez në apartamentin e saj.

Policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili pas krimit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ditën e djeshme mediat greke kanë zbuluar se e reja kishte rënë pre e abuzimeve edhe disa vite më parë, kur ishte përdhunuar në grup nga dy shqiptarë dhe një 83-vjeçar grek.

Ngjarja ishte denoncuar nga babai i saj, kohë në cilën i moshuari kishte ndërruar jetë, ndërsa dy shqiptarët ranë në pranga dhe u lanë në burg.

Njëri prej tyre arriti që të arratisej drejt Gjermanisë, ndërsa tjetri ndodhet ende në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat