Shqiptari thyen arrestin e shtëpisë, kapërcen gardhin dhe i vë zjarrin firmës së tekstileve,

Diaspora

Shqiptari thyen arrestin e shtëpisë, kapërcen gardhin dhe i vë zjarrin firmës së tekstileve,

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 06:47
Foto ilustrim

Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga e policisë Italiane, pasi nga hetimet rezulton se i kanë vënë flakën qëllimisht kompanisë Mitumbatex. Sipas mediave italiane, një nga shqiptarët madje kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për të shkuar dhe për t’i vënë zjarrin kompanisë që ndodhet në via Ombrone, në Montemurlo.

Zjarri shkatërrimtar shpërtheu në orët e vona të mbrëmjes së 17 janarit të kaluar brenda ndërmarrjes që prodhon tekstile me lëndë të parë të përftuar nga riciklimi i veshjeve të përdorura.

Ndërkohë, personi tjetër që ka përfunduar pas hekurave është bashkëpunëtor në këtë operacion, pasi ka luajtur rolin e “shoferit”, duke e shoqëruar gjatë gjithë kohës bashkëkombësin e tij.

Për të arritur te dy shqiptarët, të lindur në 1977 dhe 1975, karabinierët e Tenenza di Montemurlo, rindërtuan dinamikën e zjarrit, i cili duke pasur parasysh përmasat e tij kishte kërkuar ndërhyrjen e tre autocisternëve dhe dy ekipeve plus kamionin me shkallë të zjarrfikësve të provincës së Pratos.

Nga analiza e pamjeve video të regjistruara nga sistemi i mbikëqyrjes të kompanisë dhe nga ndërhyrja e parë e zjarrfikësive u kuptua menjëherë origjina e qëllimshme e zjarrit, e dukshme nga një kolonë e lartë tymi e nxjerrë nga flakët.

Gjithashtu kishte shkaqe joaksidentale që ishin evidentuar nga kontrolli teknik i kryer nga zjarrfikësit. Në fakt, në pamjet e nxjerra nga karabinierët, shihet qartë një burrë duke u ngjitur mbi gardhin e kompanisë së prekur nga zjarri dhe më pas duke ikur kur shpërthyen flakët.

U deshën disa muaj, por në fund hetuesit arritën të gjurmojnë dy shqiptarët dhe i arrestuan nën akuzën e zjarrvënies.

Zjarrvënësi i Mitumbatex e pa barrën e përgjegjësive të tij të rëndohej më tej që nga ajo mbrëmje e 17 janarit të kaluar, pasi në muajt e hetimit 45-vjeçari ka përfunduar në pranga për një lloj tjetër krimi.

Kështu njoftimi për masën e re të sigurimit si pasojë e zjarrit të ndezur në kompaninë e veshjeve të përdorura i ka mbërritur në burgun e Dogaias. Nga ana tjetër gjyqtari ka vendosur arrest shtëpiak për bashkëpunëtorin.

Hetuesit ende nuk e kanë të qartë motivin që ka shtyrë dy autorët e dyshuar të vënë zjarrin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat