Kishte ngritur skemë për trafikun e kokainës në Itali, arrestohet nga policia biznesmeni shqiptar!

Diaspora

Kishte ngritur skemë për trafikun e kokainës në Itali, arrestohet nga policia biznesmeni shqiptar!

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Një biznesmen shqiptar i identifikuar si Anton Likmeta është arrestuar nga policia italiane, ndërkohë që iu sekuestruan 300 mijë euro.

Hetimet për shqiptarin kishin nisur në korrik të vitit 2021 nga karabinierët e Bassanos. Gjatë hetimeve ka rezultuar se përmes ndihmës së partneres dhe një miku 37-vjeçar nga Rumania ai kishte menaxhuar trafikun e kokainës.

Gjatë hetimeve, policia ka zbuluar skemën që ndiqte grupi i drejtuar nga shqiptari për të fshehur paratë që siguroheshin nga trafiku i drogës.

Paratë transportoheshin në Rumani nga partnerja e shqiptarit. Më pas përmes personave të besuar ata përdorin llogari rrjedhëse të hapura në institucione bankare për të transferuar paratë në Itali.

Më pas shqiptari përdorte paratë për financuar subjektet e tij sipërmarrëse. Policia ndaloi çiftin teksa po udhëtonin me shpejtësi me automjetin e tyre luksoz.

Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti 670 gramë kokainë, 15 gramë hashash dhe 43 200 euro cash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat