Zyrtarja e lartë e EBU-s në Gjenevë: Presim nga Parlamenti i Kosovës të zgjidh problemin e financimit dhe pronësisë së RTK-së

Diaspora

Zyrtarja e lartë e EBU-s në Gjenevë: Presim nga Parlamenti i Kosovës të zgjidh problemin e financimit dhe pronësisë së RTK-së

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 15:53
Ratka Batscheva dhe Nefail Maliqi

Radito Televizioni i Kosovës këtyre ditëve mbushi 23 vite nga themlimi. Për ecurinë dhe sukseset e këtij mediumi publik padyshim ka merita të mëdha edhe Unionionin e Transmetuesve Evropianë me selin në Gjenevë.

Mu per këtë, me rastin e këtij pervjetori të RTK-së znj.Ratka Batscheva, përgjegjëse e Unionionin e Transmetuesve Evropianë për vendet e ballkan dhe Evropë ka folur për gazetën zvicerane Le Canton27.ch (Kantoni i 27-të)

Znj. Batscheva në këtë intervistë, fillimisht duke ururar 23-vjetorin e tv publik të Kosovës, ka thënë se «RTK eshte nje televizion qe i ka kontribouar avancimit te proceseve demokratike dhe një Kosovë multientike. Ky rrugetim i gjatë si një medium publik, duke ruajtur pavarësinë mediale, përkunder sukseseve kishte edhe sfida, por kemi besim tek drejtori i ri i RTK-së Shkumbin Ahmetxhekaj te cilin e quajti si nje «drejtor modern dhe digjital»,.

Në vazhdim zyrtarja e larte e EBU-s znj.Batscheva ka thëne se « RTK megjthatë ka nevojë te reformohet duke u pasuruar jo vetëm me teknike teë re, por edhe me kuadro te reja profesionale.

Ne vazhdim përgjegjesja e EBU-s ne Gjeneve nuk ka fshehur shqetesimet e saj qe po ballafaqohetr viteve te fundit tv publik i Kosovës. Ajo ketu permendi ceshtje financiare dhe pronesinë.

«RTK ne Prishtine duhet te kete shtepine vete, ajo s’mund te veproj as te qendroj refugjate ne vendin e vetë qe sa vite. Kosova ka miratuar ligjin qe 3-4 vite për financim, por sot e kësaj dite ai ligj nuk zbatohet si duhet nga parlamenti i Kosovës. Prandaj, presim qe Kuvendi i Kosovës diteve te ardhshme te zgjedh njehere e përgjithjmone keto dy probleme, ate te financimit dhe pronesise. »

Veq kesaj znj. Batscheva nga EBU, ka shtuar se «se do ishte normale qe stafi i RTK-së t’i raportoj nje herë ne vit Parlamentit te Kosovës, siq veprojne tv tjera evropiane, por jo 3-4 hare, qe mund te kuptohet se dikush po tenton ta kontrolloj ket televizion te pamvarur publik»

Pyetjes se fundit se a eshte koha qe RTK t’i bashkohet 55 vendeve anetare te Unionionin e Transmetuesve Evropianë znj. Batscheva eshte përgjigjur duke u treguar optimiste se «anetarsimi i RTK-së ne EBU, nje dite do te ndodhe, kjo eshte vetëm qeshtje kohe…»
Por, sipas saj «Ne ne EBU beme perpjekje te ndryshojme ligjin, por kjo gje nuk funksionoi, meqe ne Asamblen e Përgjithshe te EBU-s kjo iniciative eshte hedhur poshte. Por, eshte nje rruge tjeter deri tek anetaresimi i vendeve te reja ne organizaten tone. Para se te kandidoj, për te qene pjese e shtepise sone, Kosova duhet te jene anetare e Unionit Nderkombëtar te Telekomunikaciont ose e Keshillit Evropian, siq e parashofin rregullat tona..»

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat