Grabiti kasafortën e një dyqani në Athinë, prangoset 20-vjeçari shqiptar pasi u përplas me makinë

Diaspora

Grabiti kasafortën e një dyqani në Athinë, prangoset 20-vjeçari shqiptar pasi u përplas me makinë

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 23:27
Foto ilustrim

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pas tentativës së dështuar për të grabitur nën kërcënimin e armës, së bashku me një tjetër person, i cili ka mundur që të arratiset.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Athinë, kur dy personat e armatosur janë futur në dyqan duke kërcënuar klientët dhe punonjësit, e duke marrë më pas kasafortën.

Por policia është vënë menjëherë në ndjekje të tyre, e teksa tentonin që të largoheshin me një makinë të vjedhur, janë aksidentuar.

Pas aksidentit shqiptari është arrestuar, ndërsa personi tjetër është arratisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat