Ky është shqiptari që u qëllua me armë zjarri nga oficerja greke, ka të shkuar kriminale

Diaspora

Ky është shqiptari që u qëllua me armë zjarri nga oficerja greke, ka të shkuar kriminale

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 14:38
Esmin Ferhati

Esmin Ferhati është 30-vjeçari shqiptar që u qëllua sot në këmbë nga një oficere greke, në kuadër të një operacioni policor antidrogë në Universitetin Teknologjik Zografou në Athinë.

30-vjeçari u përplas fizikisht me oficeren e policisë gjatë aksionit policor në orën 06:00 të mëngjesit, ku u arrestuan 22 persona.

Oficerja ka qëlluar shqiptarin me armën e shërbimit për t’u vetëmbrojtur, shkruan protothema.gr.

Ferhati është transferuar me urgjencë në spital, pasi ka marrë lëndime në këmbën e tij.

Emigrant shqiptar akuzohet ndër të tjera për një sërë grabitjesh.

Gjatë përleshjes me oficeren e policisë, Ferhati ka sulmuar me kaçavidë policen. Më pas për t’u vetëmbrojtur, oficerja e qëlloi Ferhatin me armën e shërbimit në këmbë.

Sakaq rezulton se i riu është një person i njohur për policinë greke, ai shpërndante drogë dhe grabiste disa zona perfikerike në Atikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat