Bllokohet marrëveshja për deportimin e shqiptarëve/ Britania: Vendi i tyre nuk është i sigurt

Diaspora

Bllokohet marrëveshja për deportimin e shqiptarëve/ Britania: Vendi i tyre nuk është i sigurt

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Marrëveshja e nënshkruan në gusht të vitit të kaluar mes Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ish-sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe Priti Patel, për kthimin e atyre që mbërrijnë ilegalisht në Shqipëri, nuk do të zbatohet për shqiptarët që aplikojnë për azil.

Marrëveshja parashikonte se Mbretëria e Bashkuar do të kthente me procedurë të përshpejtuar azilkërkuesit që shkelnin brenda territorit të saj.

Por autoritetet britanike kanë konfirmuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve në kërkim të largimit për të qëndruar në shtetin anglez nuk do të preken nga marrëveshja mes dy qeverive.

“Marrëveshja parashikonte se kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët janë të rreme. Në fakt shifrat e fundit tregojnë se 53% e kërkesave shqiptare për azil pranohen nga Home Office duke treguar se për shumë shqiptarë vendi i tyre nuk është një vend i sigurt për të jetuar”, tha Clare Moseley, themeluesja e Care4Calais.

Zyra e marrjes së kërkesave për azil ka pohuar se emigrantët nga Shqipëria që udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe me gomone kishin bërë një sërë ndalesash para se të mbërrinin në destinacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat